Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Holta Duda, ka mbledhur Komitetin e Turizmit në nivel qarku, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë menaxhimi dhe masat për përballimin e sezonit turistik veror.
Në fjalën e saj, Duda u ndal te domosdoshmëria e funksionimit dhe koordinimit mes institucioneve, si një faktor kyç për garantimin e një sezoni të suksesshëm turistik
“Gjatë vitit 2025, në qarkun Shkodër, janë dyfishuar numrat e vizitorëve. Në terma financiarë, shifrat janë dyfishuar. Është domethënëse prezenca e turistëve në sitet kulturore përgjatë gjithë vitit. Ndaj, kjo është fokusi i politikave që do të zbatohen në këtë qark që turizmi të jetë gjithëvjetor” tha ajo.
Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e bashkive të qarkut analizuan masat e ndërmarra në prag të sezonit, ndërsa nën/drejtori i Policisë së Shkodrës, Akil Kalo, u fokusua te menaxhimi i trafikut dhe angazhimi i strukturave të policisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik
“Investimet në Shkodër kanë dyfishuar rritjen e netqëndrimeve në 570,000. Synimi i bashkisë është që të rritet intensiteti dhe netqëndrimet. Janë në zhvillim disa projekte madhore për qytetin sicc janë Muzeu i Lundrimit apo Muzeu i Xhubletës, zgjerimi i Urës së Bahçallëkut, parku i hyrjes së qytetit, rruga Shirokë-Zogaj dhe qendra e Zogajve” tha Kalo.
Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë së Bregdetit për Veriun, Bujar Shpendi, bëri të ditur se procesi i dhënies së lejeve për plazhet ndodhet në fazën përfundimtare
“Kemi 83 aplikime, 42 janë miratuar dhe 8 janë në proces. Këtë vit si risi kemi Rrjollin se aty nuk ka hoteleri.” tha Shpendi
Qarku i Shkodrës ofron një gamë të gjerë resursesh turistike – nga bregdeti në Velipojë, te Alpet, liqeni dhe lumenjtë – duke u konsideruar një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend.
Komente











fototeka e karnevaleve do rriste numrin e eventeve verore si ky i festivalit te luleve
Përgjigju