Shkodra rreth 1 muaj nën ujë! Situata vijon të jetë alarmante

Shkodra rreth 1 muaj nën ujë! Situata vijon të jetë alarmante

Shkodran vijon të jetë e përmbytur nga reshjet e shiut që përfshin thuajse gjithë muajin mars. Nga të dhënat e bashkisë, bëhet e ditur se vijojnë të jenë nën ujë 4155 ha tokë.

Situata paraqitet më problematike në njësinë administrative Dajç, ku disa rrugë janë të bllokuara dhe shumë shkolla me prezencë uji në ambientet e brendshme. Mbi 200 shtëpi janë të mbuluara nga uji, ndërsa kanë rënë në rrugë disa shtylla të energjisë elektrike, duke u kthyer në rrezik serioz për shumë banorë.

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 26 mars 2018 paraqitet si me poshtë: 
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 4155 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1555 ha Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie. Në disa shkolla në ambientet e brendshme të shkollës ka prezencë uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore. Janë mbi 200 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banorët në mënyrë të vazhdueshme. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm,pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1250 ha Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Nevojiten çizme të gjata për banorët. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji, 150 në Obot dhe 27 në Goricë. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm dhe me pako ushqimore.

Njësia Administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 780 ha tokë e përmbytur. Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Janë 50 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojitet furnizimi me ujë të pishëm për banorët. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe me ujë të pishëm për banorët.

Njësia Administrative Velipojë: Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 380 Ha tokë: Në fshatin Ças paraqiten shume probleme në argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e kalueshme me mjetet e larta të ushtrisë.

Janë shfaqur edhe problematika në komunikim në mes banorëve për shkak të ndërprerjeve të transmetimit në disa kompani telefonike. Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Rrethina: Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pishëm për banorët.

Njësia Administrative Guri i Zi: Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 120 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi kalohet me makina ushtrie, ndërsa në disa zona kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pishëm për banorët.

Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre. Bashkia Shkodër ka shpërndarë pako ushqimore edhe për personat e akomoduar në konvikt.

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1.       Koncentrat 220t

2.       Bar i thatë 300t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)