Dëbora zbardh fshatrat turistikë të Korçës, probleme në qarkullim

Dëbora zbardh fshatrat turistikë të Korçës, probleme në qarkullim

Moti i ftohtë me reshje dëbore ka përfshirë gjithë vendin këtë fund marsi. Zonat malore të juglindjes janë zbardhur nga dëbora, pasi gjatë natës së kaluar reshjet kanë rënë me intensitet të lartë, kryesisht në fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës.

Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm, ndërsa janë shfaqur probleme në aksin rrugor që të çon në këtë fshat. Deri në 5 cm dëborë ka pasur edhe në Voskopojë, sidomos në aksin Voskopojë-Lekas, ku ka probleme në qarkullim.

Probleme ka edhe në fshatrat Sinicë, Nikolicë dhe Arrzë. Ndërsa vazhdojnë të kenë probleme me energjinë elektrike njësitë administrative Lekas, Moglicë dhe Gorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari