Në hyrje të teatrit 'Migjeni' në Shkodër janë vendosur dy imazhe artistike të Teatrit Kombëtar. 

Në njërën prej tyre është godina e teatrit e pikturuar me ngjyra të çelëta, kurse në tjetrën ndërtesa është në prehrin e aktores së madhe Roza Anagnostit të mbuluar me flamurin shqiptar, e cila nënkupton Shqipërinë, kombin tonë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, disa qytetarë të Shkodrës, në pamundësi për të lëvizur për shkak të pandemisë, kanë zgjedhur të mbështesin protestën e opozitës dhe Aleancës për Teatrin në Tiranë duke dalë në protestë para Teatrit Migjeni në Shkodër.

Pikturat në Teatrin 'Migjeni'