TIRANË-Ka zgjatur 2 orë protesta e tretë e Aleancës për Teatrin e mbështetur nga opozita, para Ministrisë së Brendshme, një tubim i qetë dhe pa incidente si dy të parat.  Protesta nisi me firmosjen e një peticioni ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte, siç ishte dhe nga 22 maji, ky peticion do të shkojë qytet më qytet për t'u firmosur.

Protesta e sotme duket se do të jetë e fundit, pasi regjisori Robert Budina tha se çështja e teatrit do të ndiqet në mënyrë institucionale dhe me qytetari. Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve në këtë çështje që nga dita e nesërme në orën 11:00 të paraqiten para SPAK për t'i bërë presion për të nisur hetimet për Teatrin Kombëtar.

Sipas burimeve për Report Tv ditën e nesërme para SPKA do të jenë rreth 2000 aktivistë për të mbështetur nisjen e hetimeve nga kjo prokurori për shembjen e Teatrit Kombëtar.

"Sot e kryem funksionin tonë dhe kur hapëm protestën kemi një peticion që duhet ta firmosni të gjithë. E dyta, nesër në orën 11:00 ju ftoj të gjithëve të jemi para prokurorisë SPAK që të bëjmë presion që të fillojnë hetimet.

E treta, nga pasnesër do të dalim qytet më qytet të mbledhim firmat e peticionit që teatri duhet të jetë aty ku duhet dhe nëse nuk ka reaguar prokuroria do ju njoftojë se si do të procedojmë. Jemi njerëz që kemi vepruar institucionalisht dhe lufta për demokracinë është e gjatë dhe ka nevojë për ju.

Ne do te fitojmë me paqe dhe qytetari. Ju falenderoj për këtë model qytetarie që treguat të gjithë së bashku", tha Budina

Krah artistëve dhe aktivistëve, ashtu si kurse edhe në protestën e kaluar ishin kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, që firmosën peticionin, por që nuk u lejuan të mbanin një fjalë në podium.

Edhe pse të dy të pranishëm, si Basha dhe Kryemadhi kanë qëndruar të veçuar secili me mbështetësit  e partisë së tyre, dhe jo bashkë.

Paralelisht me protestën në Tiranë, disa të rinj të FRPD në Teatrin 'Migjeni' në Shkodër dhe Pallatin e Kulturës 'Aleksandër Moisiu' në Durrës protestuan me pankarta në duar për të mbështetur protestën në Tiranë, në pamundësi për të lëvizur për shkak të pandemisë.

1589989312_1589988241licaj.jpg

Grupi i artisteve firmosin peticionin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:59
Boiken Abazi pas lirimit kthehet në protestë: Tentuan të na trembin, por frika u vra më 17 maj!

1590001488_abazi.jpg

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi që u arrestua gjatë ditës së shembjes së Teatrit, u shpreh në protestën e sotme se në seancën gjyqësore kanë tentuar t’i trembin.

"Bashkë me tetë protestues kemi tre orë që kemi dalë nga seanca e parë gjyqësore ku po tentonin të na trembnin me procedimin penal se na kishin kapur në flagrancë, doja t'i thoja që në flagrancë i kemi kapur ne ditën e djelë duke kryer këtu një krim institucional", tha Abazi.

Ai ka thënë se lajmi më i mirë që merrnin kur ishin në paraburgim ishte që protestat vazhdonin, sipas tij kjo i jepte kuptim edhe ditës së djelë edhe 27 muajve rezistencë që ka drejtuar Aleanca për Teatrin. 

"Në ditët në vijim të mos ndalemi po ta çojmë mbase dhe qytet më qytet që t’ia bëjmë të qartë atyre që kanë kryer këtë krim institucional që plani i tyre ka dështuar njerëzit nuk kanë frikë. Frika u vra më 17 maj”, është shprehur Abazi.

Ora 19:54
Basha ikën me makinë nga protesta, Bardhi me militantët kthehen vetëm në seli

Lulzim Basha në përfundim të protestës është larguar me makinë nga bulevardi, ndryshe nga hera e parë kur u kthye bashkë me pjesën tjetër, ashtu sikur erdhi.
 

Ora 19:37
Koloreto Cukali para Bashës: Ky është 21 Janari...i Ramës, Shqipëria po zgjohet

Gazetari Koloreto Cukali u shpreh përpara protestuesve si shembja e teatrit është “21 Janari” i Edi Ramës. "Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 Janari i Edi Ramës. Ata njerëz mund të kishin vdekur brenda. U vranë dy ndërtesa. Të vrasësh trashëgiminë kulturore evropiane është po aq e rëndë sa të vrasësh njerëz në Bulevard. Unë mendoj se jemi në atë moment pak para instalimit të plotë të një diktature. Është ai moment kur njerëzit e lejojnë të vendoset diktatura. Diktaturat vendosen me popujt e fjetur dhe popujt indiferentë. Hapin e parë e kemi bërë, për të treguar se nuk jemi popull indiferent, delesh apo derrash. Ne nuk mund ta pranojmë një trashëgimi evropiane të shkojë kështu. Argumentet kanë rënë", tha ai ndër të tjera.

Ora 19:26
'Peticioni qytet më qytet', Budina mbyll protestat: Çështja do të ndiqet institucionalisht, nesër te SPAK t'i bëjmë presion

Regjisori Robert Budina në mbyllje të protestës dha disa mesazhe në lidhje me të ardhmen e protestave. Ai tha se kjo çështje do të ndiqet në mënyrë institucionale dhe me qytetari, duke bërë të ditur se e mbyllën me protestën.  

Ditën e nesërme, Budina tha se në orën 11:00 do të shkojnë SPAK përt t'i bërë presion për të nisur hetim për çështjen e teatrit dhe nëse nuk do të ketë reagim nga SPAK për hetim të çështjes atëherë do të lajmërojnë se si do të veprojnë.

Budina tha se pasnesër peticioni do të çohet qytet më qytet për të mbledhur firmat që të ndërkohën teatrin aty ku duhet.

"Sot e kryem funksionin tonë dhe kur hapëm protestën kemi një peticion që duhet ta firmosni të gjithë. E dyta, nesër në orën 11:00 ju ftoj të gjithëve të jemi para prokurorisë SPAK që të'i bëjmë presion që të fillojnë hetimet. E treta, nga pasnesër do të dalim qytet më qytet të mbledhim firmat e peticionit që teatri duhet të jetë aty ku duhet dhe nëse nuk ka reaguar prokuroria do ju njoftojë se si do të procedojmë. Jemi njerëz që kemi vepruar institucionalisht dhe lufta për demokracinë është e gjatë dhe ka nevojë për ju. Ne do te fitojmë me paqe dhe qytetari. Ju falenderoj për këtë model qytetarie që treguat të gjithë së bashku.", tha Budina.

 

Ora 19:25
Gjyshe Vera si ndahet Bashës! E ndjek deri në protestën për teatrin

Gjyshe Vera u bë e njohur në media pas ndihmës 'si një pensioniste e rastësishme' që Lulzim Basha publikoi se ishte duke e ndihmuar me bërjen e pazareve  apo takimet në shtëpinë e saj për ta dëgjuar për hallet që kishte. Gjyshe Vera në fakt është një militante e PD dhe mbështetëse e zjarrtë e Bashës duke e ndjekur atë nga pas në çdo mbledhje dhe takim që ai ka organizuar me qytetarët.

Kjo devotshmëri ka vijuar edhe në protestën e sotme, ku dhe ka mbajtur një fjalë të shkurtër duke iu drejtuar të gjithë protestuesve "Bëni protesta paqësore qytetare, horrat nuk kanë qytetari dhe duhet të shporren".

Ora 19:15
Protesta për Teatrin/ Shoqërohen në komisariat 4 të rinjtë e FRPD-së në Durrës për tubim të paligjshëm

Të rinjtë e FRPD-së në Durrës kanë dalë në mbështetje të protestuesve në Tiranë, ku 4 prej tyre janë shoqëruar në komisariat për tubim të paligjshëm.Me flamuj dhe mesazhe në mbrojtje të Teatrit dhe kundër diktaturës, të rinjtë po qëndrojë  para pallatit të kulturës duke respektuar masat kundër përhapjes së Covid-19. N.kryetari i PD-së Durrës Pëllumb Berisha thotë se protesta ishte tepër paqësore dhe në këtë mënyrë po shkelet e drejta për të protestuar.

 

Ora 18:54
Karabina përmend 'Këshillin e Turpit': T’i poshtërojmë të gjithë! I del emri, reagon Ndreca: Po flet kryetarja e rrenave

Mirela Karabina, ish-ministre teknike për arsimin nga PD-ja,sërish ka marrë fjalën në protestën e sotme, ku ka theksuar se Edi Rama, Erion Veliaj dhe anëtarët e Këshillit Politik duhet të japin dorëheqjen. Ajo ka përmendur disa nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët sipas saj kanë firmosur për shembjen e teatrit.

"Nuk ka pasur të drejtë të shembë Teatrin Kombëtar. Nuk do të rrimë pa denoncuar Erion Veliaj duhet të hapi dorëheqjen për këtë shkelje që ka bërë. Të gjithë këshilltarët duhet të japin dorëheqjen dhe të dalin para drejtësisë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë. të gjithë së bashku do ia dalim, vetëm vënia përpara e kësaj proteste, rrugë tjetër nuk ka.

Luan Bregasi, Shoqata ”Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.

Plarent Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderëve të Shqipërisë, anëtar në 4 borde shteti.

Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde shteti.

Vjollca Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde shteti.

Mira Rakacolli, Zv/ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit i të spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.

Joleza Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë; dhe këshilltare në ISSH.

Adrian Civici, Ish-Anëtar Bordi i BSH, ish president i UET, Dekan “Universiteti Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.

Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut-Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për pronat.

Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde shteti.

Teuta Vodo, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.

Romina Kuko, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.

Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.

Albert Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.

Bardhylka Kospiri, Zv/ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.

Sonila Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2 borde shteti.

Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3 borde shteti.

Ervin Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.

Klodiana Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde shteti.

Oltion Rrumbullaku, Zv/ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.

Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.

Dajna Sorensen, Zv/ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.

Eridian Salianji, Ish- Zv/ministër Drejtësie, Jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde shteti.

Ornela Çuçi, Zv/ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.

Frida Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.

Ermira Gjeçi, Zv/ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.

Etjen Xhafaj, Zv/ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,

Koli Bele, Jursit i PS, ish-Sekretar në 3 Ministri, anëtarë në 4 borde shteti.

Redi Shtino, Zv/ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti

Blerina Doracaj, Ish-drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.

Hantin Bonati, Zv/ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.

Enis Hoxha, Zv/drejtor i Hiptekave, anëtar në 2 borde shteti.

Alketa Hila, N/drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.

Egert Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Maura Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.

Sara Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi Maznikut.", është shprehur Karabina.

Përmendja e emrit nga Karabina ka sjellë reagimin  e Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca duke quajtur Karabinën  si kryetaren e rrenave dhe se  për shkak të rrenave  ka humbur me gjyq dhe 4 milionë lekë.

"O pikë e zezë që s’na bie mbi kokë! Kush na paska vendos të bëj poshtërim publik, ajo që poshtërsisë i ka dhuruar bujarisht fytyrën e saj. Kush na paska rrëmbyer foltoren e mexhelisit  për të mbrojtur tempullin e kulturës... Uee ajo, bash ajo “teknikja”  e arsimit që hotelin e desh me 5 yje në Gjakovë për vete, por teatrin e do prej kashte për kulturën. Kjo dordolecja që humbi 4 milion leke në gjykatë prej rrenave që i rrjedhin si gjaku ndër vena.  4 milion leke i humbi, por mend nuk zuri. Po si do zinte, rrena i është bërë ves. O zot, po pse je kaq i pamërshishëm me ne, që na vure mbi supe taksiratin të dëgjojmë rrenaqelbsa të tillë në qytet? Te lutem mos luaj kaq rëndë, ki pak mëshirë për ne, na shpëto nga rrenaqelbsit!", shkruan Ndreca.

Foto nga anëtarët e Këshillit Bashkiak
Ora 18:53
Ergys Mërtiri: Rama e Veliaj po shkatërrojnë çdo gjë të bukur, po instalojnë kulturë e politikë 'tallavaje'

Aktivisti Ergys Mërtiri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se po shkatërrojnë gjithçka të bukur dhe po tentojnë të instalojnë një kulturë  dhe politikë 'tallavaje'. Ai tha se një vend në demokraci janë gjykatat e pavarura, shtypi i pavarur dhe liria e fjalës, Rama po mundohet t'i heq të gjitha këto.

"Rama e Veliaj kanë urrejtje ndaj çdo gjëje të bukur pasi janë të shëmtuar vetë në gjithçka që bëjnë. Aj që po ngre Rama është një  kulturë tallavaje, sepse çdo gjë që bënë për vetë është tallava, ne kemi politikë e gjykata tallavaje dhe prandaj nuk duam teatër sepse ai është elitar dhe jo tallava. Liritë tona po shkrihen dhe po treten çdo ditë, por dhe vlerta e jetesa jonë po masakrohet në gërmallat që Rama po ngre duke kapur të gjitha pushtete. Ajo që e mban një vend në demokraci janë gjykatat e pavarura, shtypi i pavarur dhe liria e fjalës, Rama po mundohet t'i heq të gjitha këto", tha Mërtiri.

Ora 18:47
Pas fjalimit, Neritan Liçaj përqafohet me Bashën

 Pas fjalës që mbajti në podium, aktori Neritan Liçaj ka takuar kreun e PD, Lulzim Basha.

Ora 18:46
Durrësi në mbështetje të protestës nga Pallati i Kulturës! Të rinjtë e FRPD 'flasin' me pankarta në duar

Të rinjtë e FRPD-së në Durrës kanë dalë në mbështetje të protestuesve në Tiranë.  Të vendosur para pallatit të Kulturës "Aleksandër Mosiu" në Durrës, të distancuar dhe me maska kanë zgjedhur të flasin vetëm përmes pankartave në  duar.

Me flamuj dhe mesazhe në mbrojtje të teatrit dhe kundër diktaturës, të rinjtë po qëndrojë  para pallatit të kulturës duke respektuar masat kundër përhapjes së covid 19.

Ora 18:41
Basha kokë më kokë me Bardhin dhe Vokshin! Harrohet distanca nga COVID-i! Çfarë plani po bëjnë?

Report Tv sjell pamjet e momentit kur Lulzim Basha së bashku me Gazment Bardhin dhe ish-deputeten Vokshi diskutojnë kokë më kokë në shesh gjatë protestës.

Ora 18:38
Pas fjalës në podium, Robert Budina zbret në shesh për t'u 'konsultuar' me Bashën

Pas fjalës që mbajti në podium, regjisori Robert Budina ka takuar liderin demokrat Lulzim Basha, ndërsa dicka ika komunikuar. Report Tv sjell pamjet.

Ora 18:38
U dhunua gjatë protestës, Alfred Lela: I kam falur policët, por jo Edi Ramën e Sandër 'Leshin'

Gazetari Alfred Lela, i cili u dhunua nga policët dhe u shoqërua në komisariat më 17 maj, ditën e shembjes së Teatrit ka marrë mikrofonin për të shprehur mendimin e tij në podiumin e protestës. Ai ka thënë se i ka falur policët, por nuk e falte dot Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn.

"Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë qëndruar bashkë për 27 muaj, unë që kam qëndruar 2 orë e gjysmë në komisariat e di shumë mirë. Nuk ishte dështim! Erdhën hajdutshe, shteti është i joni nuk është i pushtetit. I kam falur policët, sepse janë bijë e bija nënash.

Nuk e kam falur e nuk do ta fal Edi Ramën e as Sandër 'Leshin', jo se nuk u dënova atë ditë, nuk do ata fal se janë nuk janë burra për të thënë më fal, se janë burracakë nuk kam për t'i falur", është shprehur Lela.

Ora 18:37
Kryemadhi dhe ish-deputetët e LSI-së firmosin peticionin: Teatrin e duam aty ku ishte, siç ishte

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka firmosur peticionin e nisur nga artistët që kërkojën që teatri të rindërtohet aty ku ishte, siç ishte. Përpos saj e kanë firmosur edhe Petrit Vasili dhe ish-deputetët e tjerë të LSI-së.
1589992731_vasili.jpg

Ora 18:21
Opozita e përjashtuar nga podiumi në protestë, Budina: Duhet të flasin vetëm ata që japin zgjidhje

Në protestën e parë të grupit të artistëve, lideri i opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi e LSI-së nuk ishin në podium, por vetëm në mbështetje në shesh si pjesa tjetër e aktivistëve në mbështetje të kauzës. Por duket se artistët i kanë 'përjashtuar' edhe në protestën e dytë, pasi deri tani nuk kanë folur. Regjisori Robert Budina gjatë fjalës së tij në podiumin e improvizuar u shpreh se "Në këtë platformë duhet të flasin vetëm ata që japin zgjidhje dhe jo vetëm ata që gjejnë probleme" tha ai.

Ora 18:20
Robert Budina: Jemi kockë e fortë! Te trualli i teatrit të ndalohen punimet, do të pengojmë projektin

Regjisori Robert Budina u shpreh se tani fjalën e ka populli dhe sheshi. Ai kërkoi që SPAK të vendosë përpara drejtësisë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë Veliaj, ministren e Kulturës, drejtorin e Teatrit, IMT, etj.

"Kemi ndjeur 2 vite e 3 muaj për Teatrin imagjinoni për demokracinë. Sot për të rikthyer teatrin sikur ka qenë kemi hapur një peticion që mund ta firmosni këtu, që do të shpërndahet nëpër Shqipëri 'E dua Teatrin aty ku ishte, siç ishte'. Kryeministri tha unë kam votat dhe bëj ctë dua. Kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist mbi artistët dhe aktivistët, qytetarët. Kemi të gjitha pamjet kur tërhiqen zvarrë intelektualët sepse donin të mbronin teatrin. Ne nuk do të tërhiqemi se jemi kockë e fortë.

Ia treguam 2 vite dhe 3 muaj e çuam në dëshpërim total. Ai e shembi për të na thënë se është i fuqishëm dhe nëse ne nuk rikthejmë tempullin e qytetarisë nuk do ta fitojmë kurrë betejën. Faktori ndërkombëtar po reagon me shpejtësi skëterrë cfarë po ndodh dhe motoja jonë nuk është ik, por eja. Ne kemi nevojë për të gjithë për të fituar këtë bejetë. I kërkova policisë që të vendoste vajzat përpara, se ne nuk jemi njerëzit e dhunës. Të nderuar qytetarë. Është rastësi që nuk kemi viktima nga ky akt terrorist. Disa aktivistë u mbajnë në qeli për 72 orë, të tjerë u lanë në arrest shtëpi, asnjë procedim për forcat e policisë. Këtu drejtësia ka marrë fund. Kontrata me shtetin është thyer. Nëse nuk ka reagim nga drejtësia e re qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten dhe pasurinë e tyre me të gjitha format.

Kemi depozituar dy kallëzime në SPAK për kryetarin dhe n/ kryetarin e bashkisë për korrupsion dhe tani për vrasje në tentativë dhe nuk kemi pasur asnjë reagim. Ne kërkojmë të dalë para drejtësisë porositëve i sulmeve, ekzekutuesi, njësia që e kreu, institucioni që duhet ta mbronte, IM që e la të shkatërrohej, të gjithë drejtorët që vendosën firmën në një raport të pakryer asnjëherë. Inxhinierët që kanë firmosur pa qenë asnjëherë në godinë. Një hap i parë është ndalimi i cdo punimi në truallin e teatrit. Kërkesa nga ana e prokurorisë dhe shpallja për procedim penal për të përfshirët. Ne do të pengojmë me forcë në të kundërt projektin. Ju bëj bëj thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë" tha ai.

Ora 18:19
E moshuara merr pjesë në protestën e Teatrit, nuk frikësohet nga COVID-i

1589992483_emoshuaara.jpg

Një grua e moshuar është vënë re në protestën e ditës së sotme, me maskën mbrojtëse vënë edhe shkopin në dorë. Edhe pse kategoria e të moshuarve është më e rrezikuar nga të gjithë nga prekja e COVID-it, ajo përsëri nuk ka nguruar të marrë pjesë.

Ora 18:14
Liçaj: Drejtësi për 'shpitin' e pushkatuar, historia do dënojë kryeministrin

Aktori Neritan Liçaj tha se kjo protestë do të vendos drejtësi për 'shpirtin' e pushkatuar duke iu drejtuat shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të shohin përtej interesave të tyre dhe të mendojnë për të mirën e gjithë vendit, duke dalë për të luftuar për të drejtat e tyre dhe rrëzuar pushtetin e parasë dhe interesave të ngushta. Shembja e teatrit, tha Liçaj do të jetë njolla e historisë që do të dënojë kryeministrin.

"Drejtësi për shpitin e pushkatuar. Do i bëja thirrje çdo shqiptari që të mos mendojë deri te pragu i shtëpisë  së vetë pasi aty fillon vota shqiptare. Të mos mendojë ç'më duhet mua. Jo çdo gjë që ka të bëjë me këtë vend ka të bëjë me këdo prej nesh, është e ardhmja, ajo që ne do të mbjellim.  Përtej interesave të vogla, janë disa më të mëdha të vlefshme për të gjithë ne. Ka diçka tjetër përtej parasë dhe pushtetit, ajo se çfarë ti i jep vendit tënd dhe ajo nuk harrohet. Ajo çfarë bëjmë në jetë mbetët si jehonë dhe përjetësi nëse është e bukur dhe jo hakmarrja personale si ajo që bëri kryeministri dhe historia do e dënojë.  Arroganca e pushtetit duhet të jap llogari për qytetarët. Të vijnë e të na shohin në sy po patën kurojë, po se bëjnë dot. Kjo është demokracia e vërtetë", tha Liçaj.

Ora 18:14
Aktori Mehdi Malkaj 'thumbon' qeverinë': Dronët janë shtuar më shumë se dallëndyshet! Zëri ynë duhet të dëgjohet nga veri në jug

Aktori Mehdi Malkaj, gjatë fjalës së tij në protestë, hodhi akuza të forta se nëse kjo qeverisje do të quhej demokraci, atëherë çfarë mund të thuhet për diktaturën.  Ai recitoi dhe vargjet e shkrimtarit Naim Frashëri 'Ti Shqipëri më jep ndër', duke mobilizuar në korr të gjithë protestuesit që zëri i tyre të dëgjohej në të gjithë Shqipërinë.

Malkaj nuk kurse as batutat dhe thumbat për qeverinë duke thënë se "dronët këto ditë janë shtuar më shumë se dallëndyshet".

"Përshëndes teatrin Migjeni në Shkodër dhe Durrësin që po na mbështesin. Nëse kjo quhet demokraci, çfarë mund të themi për diktuarën. Unë do recitojë disa vargje dhe dua shoqërimin e tuaj që të dëgjohet nga Vermoshi deri në Konispol.

Ti Shqipëri më jem nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Në fund dua të them se këto dronët  më duket sikur janë shtuar më shumë se dallëndyshet", tha Malkaj.

Ora 18:05
Policia po monitoron protestën nga tarracat e institucioneve

Sikur ndodhi në protestën e kaluar edhe sot, protesta po monitorohet nga efektivët e policisë dhe agjentët që janë vendosur mbi godinat e institucioneve qeveritare rreth vendit ku po zhvillohet protesta.

1589992241_POLICA.jpg

Ora 17:59
'Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu', protestuesit shprehin revoltën përmes shprehjeve në banderola

Ditën e sotme protestës së 'Aleancës' dhe Opozitës, grupmosha të ndryshme me banderola e pankarta të shumta në duar. "Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu", është një ndër banderolat e mbajtura. Kurse një i ri mban kartonin me shkrimin "27 mars Dita Botërore e teatrit, 17 mars dita e shkatërrimit". Në turmë është vënë re edhe një vajzë me maskë mbrojtëse të shkruajtur në të "Diktatura".

Ora 17:57
'Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit', në Teatrin Shkodër protestë paralele për të mbështetur atë në Tiranë

Disa qytetarë të Shkodrës, në pamundësi për të lëvizur për shkak të pandemisë, kanë zgjedhur të mbështesin protestën e opozitës dhe Aleancës për Teatrin në Tiranë pranë Ministrisë  së Brendshme duke dalë në protestë para Teatrit Migjeni në Shkodër.

Ajo që vihet re në këtë protestë është ruajtja e distancës sociale dhe prania e maskave  te qytetarët.  Me pankarta në duar dhe me mesazhe të shumta si "Unë jam teatri", "Jo diktaturës", "Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit' ka qenë mënyra se si këto qytetarë kanë zgjedhur të protestojnë  kundër  aktit të shembjes së Teatrit Kombëtar duke iu bashkuar protestuesve në Tiranë.

Ora 17:57
Report Tv sjell pamjet me DRON! Shikoni protestën e grupit të artistëve dhe opozitës për Teatrin

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e pasdites së sotme që po zhvillohet në bulevard përpara ministrisë së Brendshme në hyrje të pedonales, që më parë të dërgonte te godina e Teatrit Kombëtar, por tashmë aty janë inertet e fundit që po hiqen për t'i hapur rrugë projektit të ri. Përmes dronit Report Tv ju sjell situatën dhe cfarë është duke ndodhur pas nisjes së protestës, teksa bulevardi është bllokuar.

Pamje me drone ora 18:00
Ora 17:48
Me teatrin 'veshur', Kryemadhi niset drejt protestës, e shoqëron vetëm Vasili

1589989739_monika.jpeg
Pasi u nis Lulzim Basha, nga selia doli edhe Monika Kryemadhi dhe u nis drejt sheshit. Bluza që ka veshur Kryemadhi, ka të stampuar teatrin kombëtar. Dy sytë në bluzë, sipas LSI-së janë simbol 'I am whaching you' ( po të vezhgoj). Loti thotë LSI-ja është simbol i një nëne dhe një gruaje, "lot hidhërimi dhe gëzimi. Po të vëzhgoj ty që më shkaktove dhimbje, dhe do ta rindërtoj aty ku ishte dhe ashtu sic ishte" keshtu e shpjegon mesazhin LSI-ja. Kryemadhin e shoqëron vetëm Petrit Vasili.

Ora 17:44
Basha del nga selia dhe niset drejt protestës

I shoqëruar nga Gazment Bardhi dhe disa militantë, Lulzim Basha ka dalë nga selia duke u drejtuar për në protestë.

Ora 17:11
Grupi i artistëve dhe opozita peticion: Teatrin e duam aty ku ishte, siç ishte


Ditën e sotme grupi i aktivistëve dhe opozitarët ka ndërmarrë nismën për firmosjen e një peticioni që kërkon rindërtimin e teatrit aty ku ishte, siç ishte. Peticioni pritet që të firmoset edhe nga lideri demokrat Lulzim Basha.

1589987551_peticioni.jpg

Ora 17:05
Zbulohen pankartat e opozitës kundër qeverisë në protestën e sotme

1589987176_rama.jpg
"Protesta e teatrit ta fik llullën", "Ramavirusi", "Hetim ndërkombëtar mbi krimin mbi teatrin dhe qytetarët". Këto janë disa nga pankartat e protestuesve ditën e sotme.

Ora 17:00
'Skenë krimi' para ministrisë së Brendshme

Protestuesit kanë vendosur para ministrisë së Brendshme në hyrje të pedonales një banderolë me mbishkrimin 'skenë krimi'.

1589986861_krimi.jpg

Ora 16:43
PD Berat: E-Albania s'na dha leje për të shkuar në Tiranë për protestë, u nisëm me makina private

Drejt Tiranës janë nisur edhe anëtarë të PD-së nga Berati. Kryetari i degës së Beratit Gazmend Azizi u shpreh se "Makinat e protestuesve po pengohen edhe sot rrugës drejt Tiranës nga policia rrugore pa asnjë shkak. Njerëzit janë nisur që në mëngjes. Por rrugës janë përballuar me kontrolle të policisë".

Sipas tij janë nisur drejt Tiranës 25 makina private. "Nuk jepen lejet nga e-Albania për të shkuar në Tiranë. Njerëzit janë nisur që në mëngjes. Por rrugës janë përballuar me kontrolle të policisë.

Demokratët beratas do të mbështesin fuqishëm protestën e thirrur nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita,në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtave të çdo qytetari.

Qëndresa jonë do të jetë e fortë dhe të gjithë bashkë do të bashkohemi në protestë në kryeqytet" tha Azizi.

Ora 15:53
Meta pak orë para protestës: Mos heshtni, të bashkuar deri në fund


Pak orë para protestës së radhës, Presidenti Ilir Meta përmes postimi në mbrojtje të kauzës thotë se të gjithë duhet të jemi të bashkuar deri në fund për të mbrojtur Kushtetutën. "Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane" tha Meta.

Ora 14:57
Pasdite protesta e opozitës! Ngrihet postblloku në Elbasan

Edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan është vendosur postblloku për makinat që drejtohen për në Tiranë. Policia kalon në filtër cdo automjet dhe i bëhet një kontroll për dokumentacionet si dhe ku do të shkojë. Deri rreth orës 15:00  nuk raportohet për kthime pas të automjeteve, pasi kanë qenë të justifikuara. Pasdite është protesta në Tiranë dhe opozita akuzon se po pengohen qytetarët të vijnë, por në fakt Tirana është zonë e kuqe dhe cdo makinë që futet duhet të ketë justifikimin e argumentuar.

Ora 14:46
'Bllokimi i Bradasheshit për protestën', Boçi për Ramën: Teatri është varr i hapur dhe pret kufomën e tij politike

Ish-deputet i PD-së Luciano Boçi ka shkruan në facebook se Rama nëpërmjet policisë ka bllokuar rrethrrotullimin e Bradasheshit që protestuesit të mos vijnë në Tiranë për protestën e Teatrit. Boçi ndër të tjera për kryeministrin thotë se Teatri është varr i hapur dhe pret kufomën e tij politike.

"Rama ka urdhëruar shegertin e tij të Ministrisë së Brendshme të bllokojë përsëri rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Rama përtej cubizmit televiziv, e di mirë që protesta po e zhbjerr dhe rrëzon atë dita-ditës.

Teatri është varr i hapur dhe pret kufomën e tij politike.

Forcat shqiponja dhe ato rrugore kthejnë mbrapsht të gjithë personat jo rezidentë të Tiranës, pavarësisht se janë pajisur me leje.

Dje Lleshi bërtiste se policia e Ramës dhe e tij zbatonte ligjin dhe kur merrte zvarrë protestuesit, gra e fëmijë.

Po sot cilin ligj po zbaton policia z. Lleshi?!

Po dje që nuk kishte protestë, pse nuk kishte pengesë policore?!

Askush nga policët e shefat e tyre nuk disponon një urdhër shkresor.

Thjesht i kanë thënë në telefon ose FCB.

Këtu është katandisur ligji e shteti.

Por çfarëdo të bëje Rama dhe shegerti i tij i vogël, fundi tashmë është volusor.

Protestat e qytetarëve nuk ndalen.

Ne jemi krah tyre!

Ora 14:44
Postblloqe në Krujë, kontroll çdo makine që hyn dhe del nga qyteti

Në Krujë janë ngritur postblloqe të shumta policie ku po bëhet kontrolli i makinave që hyjnë dhe dalin jashtë qytetit.

Ora 14:30
Protesta e Aleancës/ 'Blindohet' dalja e qytetit të Shkodrës

Protesta e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë që të shtohen masat në dalje të qytetit të Shkodrës. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se në dalje të qytetit janë vendosur postblloqe policie të shumta, ku janë ndalur disa makina për makina. Kujtojmë që Shkodra është zonë e kuqe me raste aktive të koronavirusit dhe dalja jashtë këtij qyteti është e ndaluar.