Shkodran Mustafin duket se e pret  një e ardhme e madhe, pasi në ndjekje të tij janë vendosur dy gjigantët e Spanjës, Reali i Madridit dhe Barcelonës.
 
Për herë të parë për interesimin e 10 herë kampionëve të Europës ka folur kampioni i Botës me Gjermaninë, Shkodran Mustafi.
 
“Për momentin jam me pushime, por kush nuk është i lumtur kur interesohet Real Madridi. Kjo tregon se kam kaluar një sezon të mirë”, tha ai.
 
Konfirmimin për interesimin e Realit e ka bërë edhe babi i mbrojtësit me origjinë shqiptare.

“Është e vërtetë që ka pasur kontakte, ne jemi të kënaqur, pasi Reali është skuadër e madhe.

Do të gënjeja nëse nuk do të thosha se jam krenar me djalin tim nëse do të nënshkruante me Realin”, tha Kujtimi Mustafi.


d.b/shqiptarja.com