Shkodran Mustafi tek Valencia
shqiptari lë Samdorian për 8 mln €

Shkodran Mustafi tek Valencia<br />shqiptari lë Samdorian për 8 mln €
Shkodran Mustafi do të jetë futbollist i ri Valencias. Mediat spanjole konfirmojnë se drejtuesit e Valencias kanë arritur akordin me të atin e futbollistit, Kujtim Mustafin, i cili është menaxher i tij.
 
Pritet që kontrata të jetë për pesë vite, ndërsa Mustafi do të ketë mbi 1 milion euro rrogën vjetore, pa llogaritur premiot.
 
Sipas asaj që thonë mediat spanjole, pasi është arritur akordi ndërmjet klubit dhe futbollistit, drejtuesit e Valencias kishin bisedime të gjata me Sampdorian për të blerë kartonin e kampionit të botës me Gjermaninë.
 
Edhe pse kërkesa e italianëve shkonte mbi 10 milion euro, Valencia do të paguajë pak më shumë se 8 milion euro për të bërë të vetin 22 vjeçarin me prejardhje nga Gostivari.
 
Kjo çështje supozohet të jetë e mbyllur dhe vetëm çështje kohe është kur të dyja klubet do të konfirmojnë lëvizjen. Shkodran Mustafi kështu kalon në një prej kampionateve më të forta evopiane, pas aventurës në Itali me Sampdorian dhe asaj në Angli me Evertonin.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale