Shkoder- Kur jemi ne kulmin e sezonit të dimrit dhe temperaturat jane të ulta, ngrohja në banesa është shqetësimi kryesor i qytetarëve në Shkodër.
Këtë vit shkodranët kane zgjedhur ngrohjen me energji elektrike. Te pyetur nga Report tv, ata shprehen se energjia është më me leverdi dhe më e pastër per ambientin se sa ngrohja me dru zjarri.
Ndryshe nga vitet e tjera ku ngrohja me soba ka qene e preferuar dhe më ekonomike kete vit janë fokusuar tek pajisjet elektrike. Një metër kub dru sot kushton 7000 lek, ndërsa një vit më parë, në të njëjtën periudhë çmimi ishte 5000 lek për m3. Perballe cmimit te lartë të druve të zjarrit, shkodranet kane zgjedhur te ngrohen me energji elektrike.