Shkodër/ 2 vëllezër qëllojnë me armë drejt banesës së 63-vjeçarit...Shpëtojnë njerëzit, ngordh nga një plumb qeni i shtëpisë (VIDEO)

SHKODËR - Ditën e sotme, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Gjergj Mhillaj 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.  Por plumbave nuk i ka shpëtuar një nga qentë e shtëpisë, i cili ka ngordhur pasi ka marrë në trup një prej plumbave. 

Nga pamjet që sjell Report Tv shihet se shtëpia është përdhese, ndërsa në oborrin e saj janë dy qen, njëri prej të cilëve ka ngordhur. 

Nga veprimet e para hetimore, policia thotë se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg Shkodër të cilët janë shpallur në kërkim. 

"Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve", thuhet në një njoftim paraprak të policisë.

Qeni i ngordhur në Shkodër, e kapën plumbat

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/01/2020 14:36

    Shikoni ç banese e mjeruar nga mendje e mjeruar Shikoni qenushin gjalle sa i mjeruar eshte nga mjeranet qe nuk duhet të quhen njerez. Hakmarrja e krijeses së gjore qe u vra, rëntë mbi femijet e vrasesve dhe gjith mjeraneve të tjere qe të shuhen....qe të rregullohet vendi......qe të shpëtojnë njerezit e drejte, të mirët e të ndershmit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni