FIER-  Një 57-vjeçar me iniciale B.H. ka shkuar në Stacionin e Policisë Patos dhe më një palë gërshërë ka kërcënuar një punonjës Policie, një 54-vjeçar me iniciale B.K.

Autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka shkuar në stacionin e Policisë, ku më pas me gërshërët ka kërcënuar efektivin e Policisë i cili ishte në shërbim. Pas kësaj ngjarje, 57-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në e Komisariatin e Policisë Fier. Ai akuzohet për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.