Librazhd- Një 13-vjeçar është mbytur paraditen e sotme në lumin Shkumbin. Burime policore bëjnë të ditur se viktima është Edis Alla nga qyteti i Librazhdit. Edis Alla kishte shkuar në lum rreth 500 metra larg qytetit për t’u larë me shokët, por nuk ka mundur të dalë. Policia po punon për gjetjen e shkaqeve të mbytjes së 13 vjeçarit.
b.a/shqiptarja.com