Shkoi për pushime në ishullin grek, Princit saudit i vjedhin valixhet me 1.2 milion euro
Një princ saudit, teksa ishte me pushime në ishullin Mykonos të Greqisë, e pëson keq nga hajdutët, të cilët arritën ti merrnin valixhet me 1.2 milion euro.
foto ilustruese
Mykonos, ishulli me mondan dhe tregtar nder ishujt greke, nuk është destinacioni veror vetëm i personazheve të njohur botërorë por edhe i hajdutëve dhe hakerave, të cilët përpiqen të përfitojnë nga njerëzit e pasur që mbledh ishulli.
Në të njëjtën kohë, ankesa të shumta ka për veprimin e bandave të ndryshme në ishull, të cilat janë aktive në shërbimet e mbrojtjes, trafikimit të qenieve njerëzore tek vizitorët e pasur apo trafikimit të narkotikëve. Megjithatë për hajdutët duket se ka qenë një verë e artë. Viktima më e fundit e tyre ishte një princ saudit. Anëtari i familjes mbretërore e pësoi vetëm pak orë para se ti thoshte lamtumirë
Wind Island ku ai kaloi pushimet e tij prej 15 gushtit dhe të nisej drejt Parisit.
Princi qëndroi në një vilë në zonën Kalafatis, në të cilën kishte lënë tre valixhe në të cilat kishte 60 orë të shtrenjta, 3 unaza diamanti dhe varëse ari. Nuk dihet sesi grabitësit kanë mundur të çajnë sigurimin, ku krahas 15 personave të angazhuar për sigurimin personal të princit saudit, vila ruhej dhe nga një kompani private sigurimi.
Megjithatë, hajdutët me gjasë e dinin se rreziku do të shpërblehej dhe dyshohet se hynë në vilë nga një derë e hapur e ballkonit, duke marrë valixhet me sendet e çmueshme në vlerën e 1.2 milion eurove. Të gjitha skenarët janë duke u hetuar nga autoritetet.
Ndërsa Princi saudit e denoncoi vjedhjen në Mykonos dhe u nis për atdheun e tij, teksa policia greke po kryen kërkimet për të gjetur autorët e vjedhjes. Në të njëjtën kohë, kryetari i bashkisë së ishullit ankohet se policia në ishull është e paplotë, duke cënuar sigurinë e vendasve dhe pushuesve të huaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm Santorini! Greqia nuk gjen paqe, tërmeti 5 ballë shkund Patrën, s’ka raportime për të lënduar
18 Shkurt, 19:25
-
Vlorë/ Thyen xhamat e marketit për të vjedhur, hajdutët ‘shkëmbehen’ me pronarin! 2 në pranga, në hetim i mituri (VIDEO)
18 Shkurt, 13:58
-
Greqia ndërton portin e evakuimit nga tërmetet në Santorini
18 Shkurt, 08:32
-
Vlorë/ Vodhi një shumë parash në lokalin ku kishte punuar, arrestohet 17-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 15:34
-
Tentoi të largohej me makinën që sapo kishte vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër
17 Shkurt, 14:26
-
Shijak/ Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, në pranga 29-vjeçari
17 Shkurt, 14:14
-
Tiranë/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte paratë e sende personale, arrestohet 29-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 13:55
-
Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)
16 Shkurt, 10:14
-
Nën akuzë për vjedhje e marrëdhënie seksuale me të mitur, në pranga 38-vjeçari në Lezhë
16 Shkurt, 09:32
-
Greqi/ Tërmet 4.7 ballë në Malin Athos, lëkundjet ndjehen edhe në Selanik
15 Shkurt, 19:32
-
Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë kundërshtojnë planet për reduktimin e ushtrisë
14 Shkurt, 20:10
-
Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë
14 Shkurt, 19:28