Shkoi për të blerë bukë, qëllohet për vdekje me armë zjarri nga një grua në mes të pastiçerisë 53-vjeçarja në Selanik, vëllai i viktimës: Ishte e divorcuar, nuk e dimë nëse ka lidhje

Shkoi për të blerë bukë, qëllohet për vdekje me armë zjarri nga një grua në mes të pastiçerisë 53-vjeçarja në Selanik, vëllai i viktimës: Ishte e divorcuar, nuk e dimë nëse ka lidhje

Foto ilustruese

GREQI- Një grua 53 vjeç ka mbetur e vrarë pas të shtënave me armë në drejtim të saj nga një grua tjetër, teksa po blinte bukë në pastiçerinë e lagjes në Selanik të Greqisë.

Plumbat depërtuan në barkun dhe shpinën e gruas, duke bërë që edhe përpjekjet e mjekëve të mos mjaftonin për ta shpëtuar.

“Dëgjuam tre të shtëna dhe menjëherë vrapuam për të parë se çfarë kishte ndodhur. Mësuam se një grua hyri në pastiçeri, ndërsa pak minuta më vonë e ka ndjekur një tjetër, e cila e ka qëlluar me armë. Të dyja janë rome dhe asnjëra prej tyre nuk punon në pastiçeri. Njërën e njohim sepse është nga zona jonë, tjetra është më e re në moshë nuk e dimë nga ka ardhur”, ka thënë një banore e lagjes e cila ishte pranë vendit të ngjarjes kur u dëgjuan të shtënat.

Siç shkruajnë mediat fqinje, vëllai i viktimës George Foundounas tha se motra e tij po blinte bukë, kur një grua e qëlloi tre here fatalisht në trup me armë zjarri duke i marrë jetën.

Viktima mësohet se e kishte origjinën nga Trikala, ndërsa prej rreth një muaji e gjysmë jetonte në Nea Madyto në shtëpinë e vëllait të saj.

Foundounas deklaroi se nuk e dinte nëse motra e tij kishte ndonjë konflikt me dike, ndërsa shtoi se pak kohë më parë ishte divorcuar dhe kishte mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë