SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Liqenin e Butrintit. Ardit Alikaj, zhytësi 42 vjeçar është mbytur në liqenin ku kishte shkuar për të peshkuar rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes që sollën vdekjen e 42 vjeçarit i cili u transportua në spitalin e Sarandës i pajetë. Trupi i tij është dërguar në mjekësinë ligjore në Tiranë për ekzaminim dhe zbardhjen e shkakut të vdekjes.
Komento