Një 21-vjeçar i identifikuar si Kristian Medolli i iku nga duart policëve teksa po e transportonin në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku do të njihej me masën e sigurisë pasi ishte shoqëruar për vjedhjen e një banese. Ai ishte me duar të prangosura dhe zbathur.

Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të diele. I riu ishte shoqëruar në gjykatë për vlerësim të masës së sigurisë dhe kur po shoqërohej në dalje, i ka ikur patrullës së policisë. Sapo ia mbathi, u ngritën pika kontrolli me qëllim kapjen e tij dhe e kapën pas rreth 2 orësh pranë kodrave të qytetit të Korçës.

Para dy ditësh, Medolli ishte shoqëruar për vjedhjen e një banese në pronësi të shtetasit V. H., 44 vjeç, banues në fshatin Mazrek, Korçë, kishte vjedhur një motor frigoriferi dhe një biçikletë, të cilat iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
Pas rreth 2 orësh në kërkim, 21-vjeçari kapet pranë kodrave të Korçës! I iku policëve me pranga në duar

1651906846_16516579381650897237fhyf.jpg

Pas rreth 2 orësh në kërkim, është vënë në pranga 21-vjeçari Kristian Medolli, i cili i iku policëve me pranga në duar. I riu është kapur në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës dhe u shoqërua sërish në komisariat.

Ora 13:27
Del FOTO, ja kush është i shoqëruari që i iku policëve të Korçës! Ishte me pranga në duar dhe zbathur

1652009175_footo.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e të riut, Kristian Medolli, i cili iu arratis policëve të Korçës kur po shkonte në Gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë për vjedhje.

I riu ishte shoqëruar në gjykatë për vlerësim të masës së sigurisë dhe kur po shoqërohej në dalje, i ka ikur patrullës së policisë me pranga në duar dhe i zbathur.