Shkoi të hante pica me 100 euro fallco, arrestohet në flagrancë vlonjati

Shkoi të hante pica me 100 euro fallco, arrestohet në flagrancë vlonjati

Foto ilustruese

Specilaistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar ne flagrancë shtetasin E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë, Vlorë.

Ky shtetas është paraqitur pranë një picerie ne lagjen ''Pavarsia'', me dy kartmonedha 50 euro të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Falsifikimi monedhave'', të parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

Gjithashtu specialistët e Seksionit të Policisë së Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin : Erjon. A., 31 vjeç, banues në Vanë, Delvinë.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar ciklomotorrin i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ''Drejtimi mjetit në mënyrë të parregullt, të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?