Shkoi të përshëndeste kolegët dhe bie nga skela, 43-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

Shkoi të përshëndeste kolegët dhe bie nga skela, 43-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

Vendi i ndërtimit në rrugën Londra, në Olbia

Një aksident tragjik në punë ka ndodhur në Sardenja në zonën e Gallurës në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një punëtor shqiptar nga Kosova.

43-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi mbi 10 m nga skela e kantierit të ndërtimit ku punonte në Olbia.

Sipas mediave italiane punëtori që ndërroi jetë quhej Bashkim Bitiçi dhe ka lindur në Kosovë në vitin 1981. Tragjedia ndodhi pasditen e së shtunës 24 shkurt në rrugën Londra.

Sipas raportimeve, 43-vjeçari ra nga lartësia prej 10 metrash, para kolegëve të tij. Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi nuk ishte në detyrë në punë, por ishte në vendin e kalimit për të përshëndetur miqtë. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit tragjik .

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë