Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Përlat i Epërm, në Mirditë, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, i identifikuar si Xhevalin Markola, banues në Durrës, kishte shkuar në banesën e vjehrrit të tij për të rregulluar një defekt në ndriçim. Markola dyshohet se ka hipur në një shtyllë elektrike pranë banesës për të riparuar dritat, por gjatë punës është goditur nga rryma elektrike.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 45-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Komente










