Një debitor i energjisë elektrike ka qëlluar me armë gjahu çifte, në drejtim të një grupi kontrollit të OSHEE.
Ngjarja është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Dushk të qytetit të Belshit në Elbasan.
Mësohet se abonenti Bedri Muca, me nr kontrate 82941 kishte 3 muaj që nuk kishte paguar energjinë dhe për këtë ishte njoftuar më parë.
Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, abonenti Muca ka ofenduar e kërcënuar elektricistët, duke qëlluar me cifte në drejtim të tyre.
Grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë dhe sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar personin në polici.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com