Shkolla e fshatit Breg-Lum në Kukës në kushte skandaloze! 20 fëmijë mësojnë në klasa kolektive! Pa dritare e dyer e tualete jashtë funksioni

Një godinë e rrënuar që shihet në pamjet e Report TV, në dukje e braktisur, shërben ende si shkollë për 20 nxënës të fshatit Breg-Lum në bashkisë së Kukësit.

Është shkolla 9 vjeçare, “Hasan Hallaçi”, por aty mësojnë vetëm fëmijët e fillores. Më të rriturit e fshatit, shkojnë me furgona në shkollat e qytetit.

Janë detyruar që çdo ditë të bëjnë 14 km rrugë, pasi ambienti dy katësh, nuk ka kushtet minimale, ku mungojnë madje edhe dritare e dyer.

E gjithë hapësira është mbuluar nga ferrat.

Por ajo që i shqetëson më së tepërmi fëmijët, janë kushtet skandaloze të tualeteve. Të vendosura jashtë shkollës dhe pa dyer, ato nuk kanë higjienë por as privatësi.

Për shkak të numrit të ulët të nxënësve, mësimi bëhet në klasa kolektive ku të vegjëlit janë të vendosura në 5 klasat e katit të parë.

“Sinan Matmuja. Shkolla, gjynah për popullin, fëmijët. Është shkatërru krejt bre. E kanë mbuluar ferrat. Banjo është skandaloze. Fëmijët i merr prindëri dhe i dërgon në qytet. Kjo shkollë ka vite shumë. Që në partinë e punës. Deri më sot nuk është ndërhy”, tregoi një tjetër.

“9 veta në shkollë kam. I dërgojmë në Kukës. Në Kukës mësojnë më mirë. Këtu ka shkollë, arsimtar”, tha banori i fshatit, Brahim Rramallari.

Shkolla është e ndërtuar që në kohën e komunizmit, dhe që atëherë, godinës nuk i është bërë asnjë rikonstruksion. “Report Tv” ka kontaktuar për të marrë një përgjigje nga Drejtori i shkollës dhe Drejtoria Arsimore e Kukësit, por askush nuk ka dhënë një përgjigje se çfarë do të bëhet për fatin e këtyre fëmijëve, që ju rrezikohet jeta çdo ditë në fshatin që ndodhet vetëm 7 kilometër larg qytetit të Kukësit.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/11/2023 01:30

    Kukesi i shkrete! Ka para per nje aeroport,ka para per nje stadium,ka para per /tendera qensh/,por nuk ka te riparoje nje alamet shkolle e dy WC!! Dhe ankohen pastaj pse largohen shqiptaret!

    Përgjigju
  • edi rama: 16/11/2023 18:01

    dhe me keto pamje ju uroj nje dite te mbare..

    Përgjigju
  • Vata: 16/11/2023 17:15

    Kush i ka shkatërruar këtë Shkollë drejtori apo mësuesit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot