Shkolla e fshatit SOS drejt
mbylljes për mungesë fondesh

Shkolla e fshatit SOS drejt<br />mbylljes për mungesë fondesh
TIRANE - Shkolla e Fshatit SOS, rrezikon të mbyllet. Shkak për mbylljen e shkollës së këtij fshati është mungesa e fondeve. Sipas burimeve konfidenciale, drejtuesit e këtij fshati janë në bisedime me strukturat shtetërore për të mos e mbyllur shkollën. Fshati SOS-së, është një ndër institucionet që u vjen në ndihmë fëmijëve të braktisur.

Në Ditën Kombëtarë të Jetimëve Fshati SOS-ë, jep alarmin për ndihmë. Shkolla e këtij fshati, rrezikon të mbyllet. Shkak për mbylljen e saj është bërë mungesa e fondeve. Burime konfindenciale thonë se nuk do të mbyllet i gjithe Fshati SOS, por më e rrezikuar është shkolla. “Fshati SOS nuk do të mbyllet por do të mbyllet vetëm një nga strukturat edukative që është shkolla.

Ndërsa Fshati SOS për mision dhe vizioni që ka do të vazhdojë të funksionojë edhe për shumë vite të tjera” thonë burime nga Fshati SOS. Po sipas këtyre burimeve shkolla do të mbyllet për mungesë fondesh. “Shkolla do të mbyllet momentalisht, do të mbyllet për mungesë fondesh” thonë burime nga Fshati SOS. Pas 17 vitesh projekti ndërkombëtar shkollor ka një datë kalimi nën administrim lokal.

Negociatat e shumta midis administruesve të Fshatit SOS dhe qeverisë shqiptare duket se deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat. “Ne jemi në tentativa me shtetin për ta mbajtur edhe shkollë si shumë struktura të tjera që ka fshati në përbërje e tij. Shpresojmë që bisedimet në të cilat ne jemi, për të mbajtur shkollë në jetë, të rezultojnë pozitive dhe jetëgjatësia e shkollës dhe zgjasë të sa më shumë”.

Ndonëse ende nuk është asgjë zyrtare, alarmi për mbylljen e tij është dhënë. “Nuk është ende zyrtare që shkolla do të mbyllet, por deri sa nuk ka asgjë zyrtare ne momentalisht jemi në kushtet që shkolla rrezikon të mbyllet” thonë burime nga Fshati SOS. Ky fshat është një organizatë sociale, jo fitimprurëse, jopolitike dhe jofetare që vepron në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik për të humbur atë.

Fshati SOS ndodhet në periferi të Tiranës, në një mjedis të gjelbër, ngjitur me selinë e Presidentit. Brenda kompleksit ka çerdhe, kopësht, shkollë 9 vjeçare, mjedise ushqimi, fjetjeje, sportive, argëtimi, kursesh për të rinj, etj. Pra funksionon si një kompleks shumëplanësh, siç duhet të jetë një qendër jetimore moderne, por e mbështetur gjithnjë nga donacionet private të huaja dhe shqiptare.

Fshati SOS-së është ndërtuar rreth 17 vjet më parë nga SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949 dhe me shtrirje në 132 vende të botës. Fshati SOS është një nga hapësira e vetme humane, evropiane dhe dinjitoze të trajtimit të fëmijëve jetimë në Shqipëri. Fshati i SOS ofron kujdes për fëmijët që e kanë humbur kujdesin e familjeve të tyre.

Fshati SOS është i vetmi institucion që kujdeset për të rinjtë e braktisur nga mosha 14-18 vjeç, të cilët nuk kanë kujdes prindërore. Në ketë fshat shumë fëmijë dhe adoleshentë të braktisur, ose që rrezikojnë të braktisen nga prindërit e tyre, strehohen dhe edukohen.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G