Lushnjë/ Ndalohet 35-vjeçari në fshatin Dushk, kanosi me armë zjarri të riun pranë banesës së tij (EMRI)

Lushnjë/ Ndalohet 35-vjeçari në fshatin Dushk, kanosi me armë zjarri të riun pranë banesës së tij (EMRI)

Foto ilustruese

LUSHNJË - Një 35-vjeçar banues në Dushk është ndalur nga policia për shkak se ka kanosur me armë një person tjetër pranë banesës së këtij të fundit.

Ngjarja daton më 12 janar 2025, kur dyshohet se Ortenc Dyrmishi ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç, për ta kanosur. Konflikti mes dy shtetasve raportohet të ketë nisur për motive të dobëta, gjatë një përplasjeje në një lokal në fshatin Dushk.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim O. D., 35 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi dyshohet se më datë 12.01.2025, me qëllim kanosjen, ka qëlluar në ajër, me pistoletë, në afërsi të banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç. Këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Dushk.'

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev

Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev