Pushimeve verore po i vjen fundi dhe shkolla po afron. Bashkia e Tiranës ka bërë rregullimet e nevojshme edhe në shkollën “100 vjetori” në Kashar, e cila tashmë falë ndërhyrjes ka marrë një pamje krejt tjetër.
"Mbaroi fasada e shkollës "100 Vjetori" në Kashar! Krahas lyerjes, ekipi u kujdes për riparimin e çdo defekti në ambientet e shkollës, duke nisur nga ndriçimi, karriget e tavolinat e dëmtuara, tualetet e tarracën", shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook teksa publikon edhe disa foto nga shkolla.