Shkolla e Magjistraturës heq mesataren mbi 8 për lëndët kryesore

Tirane-  Për të gjithë studentët e diplomuar për drejtësi që do të aplikojnë këtë vit për të qenë gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të vendit, nuk do të kërkohet mesatarja për formimin në lëndët kryesore.

“Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore”

Pra çdo kandidat që aplikimi të pranohet nga Magjistratura nuk do të duhet më  që të ketë një mesatare mbi 8 të notave për lëndët kyçe të formimit juridik si e Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, Procedura Civile dhe  ajo Penale, E Drejta Administrative apo edhe ajo Kushtetuese.

Ky vendim solli reagime të shumta të organizatave të shoqërisë civile por edhe juristëve të njohur.

“Mesatarja 8-te për magjistraturë?!  Jo, mo perse duhet kjo…?!  Me 5-sa del super gjyqtar dhe prokuror sidemos kur stërvitesh “akademikisht” nga njerëz qe masivisht janë pa asnjë formim akademik dhe me mesatare për vetë poshtë 8-tës!  Këshilli Drejtues, thirrini mendjes se latë nam! Të rrojë reforma! Qëndresa qytetare” Jordan Daci

"Në këtë moment kur sytë e qytetarëve janë drejtuar tek SPAK-u dhe Reforma, elitat e këtij sistemi moren një vendim që ngre dyshime, pikpyetje dhe mosbesim tek rekrutimi i gjyqtareve dhe prokuroreve te rinj", thuhet në reagimin e Qëndresa qytetare.

Shkolla e Magjistraturës nuk ka një reagim për komentet, ndërsa pas interesimit të Report Tv ende nuk ka një përgjigje.

Ende është e paqartë se përse është marrë një vendim i tillë nga ana e Shkollës së Magjistraturës dhe nëse kjo lidhet apo jo me mungesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë, pasi pjesa më të madhe prej tyre janë larguar nga vettingu.

Edhe pse bëhet fjalë për një kriter vetëm në fazën e aplikimit pasi pranimi përfundimtar do të bëhet pas provimit të testimit të njohura, shqetësues mbetet fakti nëse këto ndryshimet e reja do të ndikojë në cilësinë e futjes në sistem të prokurorëve dhe gjyqtarë të kualifikuar.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/02/2024 02:40

    I nxorrem jashte loje me Veting karrocieret e Berishes,tani na duhet t'i zevendesojme me karrocieret e rinj te Rames!

    Përgjigju
  • Dakord: 01/02/2024 15:44

    Do kthehen prokurorët dhe gjyqtarët e plepave. Ky është mirëfilli një skandal, një turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë