Shkolla e re në Dritas drejt përfundimit, Veliaj: Gati në shtator, e njëjta cilësi si në qendër edhe në periferi të Tiranës

Shkolla e re e fshatit Dritas, pjesë e buqetës së 40 shkollave të reja në Tiranë, po ngrihet më e bukur dhe më e fortë, gati të presë nxënësit në shtator. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi ecurinë e punimeve në këtë shkollë, për të cilën tha se do jetë me kushte edhe më të mira se shkollat në qendër të Tiranës.

“Parimi është që edhe nxënësit e Zall-Herrit të kenë një shkollë me të njëjtën cilësi, standard dhe hapësira si çdo shkollë tjetër që po bëjmë në Tiranë. Shumë prej shkollave në ish Bllok nuk kanë as gjysmën e këtij standardi. Është fati i shkollave të reja, për të cilat me historinë e rindërtimit pas tërmetit, na është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme t’i ndërtojmë si kudo në perëndim. Dita e parë e shkollës do të jetë një ditë e bekuar shtatori, kur fëmijët të hyjnë në këtë shkollë dhe do ndihen realisht qytetarë të Tiranës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se prindërit nuk kanë më nevojë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla larg vendit ku jetojnë.

“Kemi bërë një shkollë shumë më të bukur se ato të Tiranës në qendër, ndaj nuk shoh asnjë arsye pse një fëmijë duhet të harxhojë orë të tëra në trafik për të shkuar në shkollë. Do bëjmë një thirrje me Njësinë Administrative që të gjithë të regjistrohen në shkollën në Dritas - regjistrimi bëhet fare kollaj te e-albania. Do jetë aq bukur, sa edhe nga Nikla, nga fshatrat përreth, nga Tapiza, do kërkojnë të vijnë këtu sepse njerëzit tërhiqen nga e mira dhe e bukura”, tha Veliaj.

Ai shtoi se puna do të vijojë me ritme të shpejta, sidomos gjatë verës, ku mjetet e tonazhit të rëndë do kenë mundësi të lëvizin gjatë fundjavës, teksa qytetarët janë në plazh duke pushuar, në mënyrë që shkolla të jetë gati në shtator.

“Ne kemi autorizuar që gjatë fundjavës, duke qenë se një pjesë e madhe e Tiranës del nga qyteti për të shkuar në plazh, për të kaluar fundjavën diku, fluksi i makinave bie, mjetet e rënda të lëvizin për të mbaruar në kohë këto projekte. Na intereson edhe ne, që të rikuperojmë çdo ditë, derisa kantieret të jenë gati në shtator, kur kthehen të gjithë nga pushimet”, sqaroi Veliaj.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia falenderoi kryebashkiakun Veliaj për premtimin e mbajtur se investimet do bëhen me të njëjtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi.

“Po ndërtohen të njëjtat shkolla me standarde edhe në periferi të Tiranës. Është një histori suksesi! Ju falënderoj posaçërisht për fjalën e mbajtur sepse për ju qytetarët janë të barabartë, qoftë ai në qendër, qoftë ai në periferi. Është një shkollë model”, përfundoi Qefalia.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj