Në këtë godinë të rrënuar, që nuk i ngjan një institucioni arsimor, marrin dije 20 fëmijë të fshatit Kërkovë në Vlorë.
Me xhama të thyer, klasa të rrënuara, nxënësit e arsimit 9-vjeçar rrezikojnë jetën në këtë godinë.
"Të gjitha mungojnë ambienti, mësuesit. Jemi ankuar tek Drejtoria Arsimore, por asnjë masë vetëm gënjeshtra. Pse ti çojmë fëmijët në Vlorë me furgon, duam shkollën këtu", thanë banorët.
Jo vetëm shkolla, por edhe rruga vetëm 8 km nga Vlora në Kërkovë është e amortizuar. Mungesa e intrastrukturës po i çon banorët e këtij fshati drejt shpërnguljes. Dy vite më parë në këtë shkollë mësonin 80 fëmijë, por për shkak të kushteve skandaloze kanë mbetur vetëm 20. Apeli i banorëve i drejtohet Bashkisë së Vlorës e cila është përgjegjëse për institucionet arsimore. Gjithashtu edhe drejtoria Arsimore e Vlorës duhet të marrë masa për transferimin e nxënësve në një godinë të sigurt.