Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga ambientet e shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë nënvizon se tashmë kjo shkollë hap dyert sipas standardeve bashkëkohore për 767 nxënës dhe 31 fëmijë.
“Shkolla ‘Kushtrimi i Lirisë’ në Durrës hap dyert e rilindur, sipas standardeve bashkëkohore të mësimdhënies, sigurisë dhe hapësirave kreative.
767 nxënës dhe 31 fëmijë të kopshtit do të mësojnë, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre në kushte dinjitoze dhe moderne”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Komente












