Pavarësisht se PD-ja proteston sot, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin 2013, në Planin Urbanistik të Bashkisë së Tiranës hartuar nga Lulzim Basha, dikur kryetar bashkie, e sot kryetar i PD-së. Madje, jo vetëm kaq, por shkolla parashikohej të ndërtohej pikërisht në të njëjtin vend ku sot PD-ja proteston kundër ndërtimit të saj. Por, më i çuditshëm është fakti se Plani Urbanistik i vitit 2013 i Bashës ka marrë më parë pëlqimin dhe miratimin e vetë Jamarbër Malltezit, i cili ka bërë vlerësimin e ndikimit mjedisor të atij plani. Në bashkëbisedimin me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se në planin e hartuar nga dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, zona ishte shënuar me të verdhë për të lejuar madje edhe ndërtimin e pallateve, ndërsa aktualisht kjo zonë është me të kuqe ku ndalohen ndërtimet e pallateve.
“E gjithë zona e kuqe është vetëm për çështje arsimore. Nëse do ishte për pallate do i kishim dhënë ngjyrë tjetër. Ata që i thonë fantazitë e kishin një plan në 2006, madje kam parë dhe maketin e atyre pallateve që do bëheshin, madje di dhe sa pedagogë apo njerëz me influencë janë paguar për të heshtur. Nëse doni të dini çfarë mendimi kam për zonën e kam dhënë mendimin që në 2015 që është në plan. Qëllon që në vitin 2012 – 2013 kolegu juaj Jambarbër Malltezi, Sazan Guri, Sulejman Sulçe zonën që flitet e kanë me të verdhë pra mund të ndërtohet. Megjithatë edhe Malltezi kur vjen puna për shkollën prapë këtu e kishte përcaktuar. Pra i lë ndërtuesit të ndërtojnë, por kur erdhi puna për shkollën pati cipë.
Në të njëjtën pikën e ka edhe Bashkia e Tiranës. Hajde bëjmë debat po pse duhet të gënjejmë. Kur shikon njerëz që kanë qenë bashkëplanifikues të këtyre ideve dhe kur plani ka kaluar dhe për ndërtim civil dhe për arsim dhe më pas ka kaluar vetëm për arsim ta themi edhe këtë. Si është toleruar kjo padrejtësi 30 vite dhe si me kurdisje ata që dhanë këto vendime, bënë këto shpronësime, bënë këto plane dhe që kanë kurdisur të gjitha aferat me ndërtuesit dalin e protestojnë sikur duan arsim.
Dhëndurë, dhëndri. Është bo dhondri personalitet. Mirë more, e keni koleg, nuk i thoni dot të paktën këto që thashë unë. Minimalisht duhet t’’ia thoni të vërtetën. Toka është private, është shpronësuar, letrat i ka bashkia e Tiranës. Nëse gjykata u jep të drejtë merreni, taksirati im që të gjej një tokë tjetër”, tha Veliaj. Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu tha se në atë vend ku pritet që të ndërtohet shkolla, ishte parashikuar që të ndërtohej fakulteti i Bio-Teknologjisë dhe Ushqimit, ndërsa kërkoi nga Veliaj pse nuk e pyeti për shkollën e re.
Debati mes rektorit dhe Erion Veliajt
Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu: Unë do të jem në orën 10:00 në prokurori pasi shteti se di që rektori nuk ka asnjë punë me paratë dhe tenderat. Aty do të ndërtohej Fakulteti i Bio-Teknologjisë dhe Ushqimit. Ne nuk jemi gurë varri që të mos më pyesni, mua nuk më pyesni dot? Shkolla duhet të spostohet në një vend që të mos ketë hyrje direkte me portë e universitetit. Zhvendoseni shkollën, ejani dhe komunikoni dhe mos bëni një gjë që mund të bëhet shumë e keqe më vonë.
Erion Veliaj-rektorit: Unë të dëgjova, tani do rrish me respekt
Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu: Nuk po iu themi se jeni kundër
Erion Veliaj replikon me një zonjë në sallë: Bërtit sa të duash, unë jam i kalitur, ti një hall ke të përzësh shkollën. Nuk e di pse nuk keni ftuar Jamarbër Malltezin. Në vitin 2006, ja kthen këtë pronë një privati. Ka 13 vite që e ka i biri i botës.
Ndërhyn rektori Bahri Musabelliu
Erion Veliaj: Mblidh veten dhe qetësohu se do të vij edhe aty. Kur të pini kafe nesër me Jamarbërin duhet t'ia thoni. Je mosha e babait tim, do të qetësohesh pak tani. Hajde të diskutojmë nga do të jetë hyrja. Juristët e UBT-së nuk shkuan kastile në seancën gjyqësore për pronën.
Bashkia e Tiranës është pronare e tokës dhe ka të drejtë ta zhvillojë pronën. Rektori i kam shkruar para pesë ditësh dhe nuk më ktheu përgjigje, të sfidoj, nxirre....Unë i përgjigjem cdo njeri për cdo gjë. Të gjithë ata që janë përfshirë te kompleksi i pallateve do i ndjek penalisht.
Në vitin 2013 Jamarbër Malltezi këtu e kishte përcaktuar shkollën, i la ndërtuesit të ndërtonte, por pati cipë dhe la pikërisht këtu vendin për shkollën. Pse gënjen tani?! Po kur ky Uldedaj mori tokën këtu u ngrit njeri? Jo! E kuptoj që rëndësi ka partia se mund të jetoni edhe në baltë. Ky vend është marrë peng nga një minorancë, por ka Zot, votues dhe njerëz që na ndjekin. Nëse gjykata iu jep të drejtë merreni. Meqë keni kampusin, ne bëjmë një rrugë në vete...