Shkolla të rindërtuara në Krujë e Kurbin pa nxënës, ‘peng’ i burokracive, të vegjlit në Sanxhak udhëtojnë çdo ditë për në Laç: Është e vështirë, mbytemi në autobus

Mësimi është kthyer në sfidë për fëmijët e fshatit Sanxhak të Kurbinit dhe zonave përreth. Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare "Gjok Elezi" ka përfunduar prej më shumë se 1 muaj, por nuk ka hapur dyer për shkak se mungon energjia elektrike. Në këto kushte, 400  nxënës janë të detyruar ta zhvillojnë mësimin pasdite në qytetin e Laçit, i cili ndodhet 5 kilometra larg fshatit të tyre.

 “Në Laç ngaqë nuk e hapin këtu, mbytemi në autobus”, tha një nxënëse.

“Është shumë e vështirë, ne kemi shkollën afër fare dhe detyrohemi i çojmë fëmijët me autobus”, tregoi një gjyshe,

“Na kanë thënë se nuk është përfunduar shkolla jonë dhe detyrohemi të shkojmë në Laç”, u shpreh një nxënëse e cila detyrohet të shkojë në shkollë përditë me autobus.

Drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Kurbin, Fatbardha Pojani e kontaktuar nga Report TV tha se OSHEE nuk ka bërë lidhjen e energjisë elektrike në shkollën e re.  Pretendimi i saj përgenjeshtrohet nga OSHEE, përmes një shkrese zyrtare ku thuhet se "Bashkia e Kurbinit nuk ka lidhur akt-marrëveshjen dhe nuk ka paguar faturën prej 52 mijë lekësh".  

Report Tv ka ndjekur edhe problematikën e rindërtimit në Krujë. Konkretisht në fshatin Budull ka përfunduar në shtator godina e shkollës 9-vjeçare “sherif dervishi” me një fond prej 1.2 milionë euro të Bashkimit Europian, por nuk është kryer koalidimi si dhe pajisja me banka e mjete mësimore.

“Në 17 të nisura, 5 prej tyre kanë hapur dyert dhe janë të përfunduara brenda standardeve. Konkretisht ajo në Thumanë, Luzë, Derven, Qerret dhe në fshatin Larush, këtu ka filluar mësimi normalisht dhe pa probleme. Në një fazë të avancuar kemi shkollën Budull po ashtu edhe në Bushnesh edhe gjimnazin e Krujës “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tha Drini Masha.

Nga 17 shkolla që u shemben nga tërmeti në nëntor të 2019-ës, vetëm 5 prej tyre kanë përfunduar dhe janë vënë në funksion në Bashkinë e Krujës. Për pasojë me qindra nxënës vazhdojnë mësimin me turne, larg zonave të banuara.

I pyetur nga mbi situatën e shkollave, ku mësimi nuk ka filluar edhe pse ndërtimi ka përfunduar, zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha se situata po ndiqte nga personat përgjegjës.

“Jemi duke diskutuar me OSHE, që është sha dhe ka procedurat e veta të dhënies së energjisë dhe detyron qeverinë të paguaj për atë kosto. Jemi në ato diskutime, kemi bërë marrëveshjen e parë për apartamentet e Laçit, do të vijojmë edhe për shkollat. Ndërsa për sa i përket pajisjes me mobilie dhe teknikën e veçantë të shkollave është një proces që po ndjekin njësitë zbatuese.” , u shpreh Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj shtoi se janë 167 shkolla që po ndërtohen, ku 25 prej tyre kanë përfunduar tërësisht në gjithë vendin.

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale