Nxënësit e një fshati në Urën Vajgurore refuzojnë të shkojnë në mësim! Shkolla e tyre është dëmtuar nga tërmeti, ndërsa Bashkia i ka transferuar një shkollë tjetër, prindër e fëmijë protestuan sot duke kërkuar rikonstruksionin e shkollës në Çiflik.
Që në ditët e para të vitit të ri shkollor, nxënësit e fshatit Çiflik në Urën Vajgurore kanë bojkotuar mësimin. Shkolla e tyre "Llambri Mile" është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ndaj Bashkia i ka transferuar në shkollën "5 Maji".
Të indinjuar, prindër e fëmijë kanë protestuar duke kërkuar që të riparohet shkolla e fshatit.
"Kemi dy ditë që protestojmë për shkollën, se ne nuk mundemi që të çojmë fëmijët në transport 30/40 fëmijë bashkë dhe të vijnë në orët e vona", tha një banor.
"Sipas tyre, edhe shkolla pritëse është e rrënuar, ndërsa transporti është një tjetër problem", tha një prind.
"Unë kam ardhur për të drejtën e fëmijës, për asgjë me shumë, për 5 mure, se në këtë fshat nuk është bërë asgjë, thjesht një shkolle duam, nuk po i kërkojmë asgjë tjetër kryetares", u shpreh një tjetër prind i një fëmijë.
Lidhur me shqetësimin e banorëve të fshatit Çiflik, kryebashkiakja e Urës Vajgurore tha se pret fonde nga Ministria e Financave për rikonstruksionin e shkollës.
"Ne po e lyejmë me boje dhe gëlqere, vetëm shkolla të jetë në funksion dhe nxënësit të mos shkojnë në Urën Vajgurore", tha një banor i zonës
Memaj hodhi poshtë pretendimin e prindërve se edhe shkolla "5 Maji" ku janë transferuar nxënësit është në gjendje të amortizuar.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5735
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
Tërmeti i 26 nëntorit/ Hidhet shorti për shtëpitë e rindërtuara në Kombinat
30 Dhjetor 2024, 15:54
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor 2024, 18:45
-
‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit
26 Nëntor 2024, 17:00
-
5 vite nga tërmeti vendi ende në rindërtim! Janë dorëzuar 11,663 banesa e apartamente, kostoja në buxhet arrin 920 mln euro
26 Nëntor 2024, 16:39
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor 2024, 16:36
-
Bashkia e Tiranës hedh shortin publik për shpërndarjen e apartamenteve dhe hapësirave të bizneseve te ‘5 maji’
23 Tetor 2024, 15:12
-
Pesë vite pas tërmetit, gati gjimnazi 'Naim Frashëri’! Çfarë do të bëhet me ‘Gjergj Kastriotin’? Flet për Report Tv kryebashkiakja e Durrësit
7 Shtator 2024, 17:49
-
Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim
31 Gusht 2024, 13:00
-
Pesë vite pas tërmetit, e moshuara mbetet rrugëve: Kryeministri dhe kryebashkiakja të më bëjnë shtëpinë ose ngujohem në Bashkinë e Kurbinit!
25 Korrik 2024, 16:04
-
Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Rama homazhe te memoriali 'Nënë Shqipëri' në Tiranë! Të pranishëm Nikolla e Veliaj
5 Maj 2024, 07:44
-
Protestoi e vetme më 8 Mars për banesën e dëmtuar nga tërmeti! Gruaja nga Thumana kalon natën para bashkisë! Ministria i premton fondin e rikonstruksionit (VIDEO)
9 Mars 2024, 11:04