'Shkollat do të vijojnë të mbyllura edhe pas 23 marsit'/ Rama: Sot merret vendimi zyrtar

'Shkollat do të vijojnë të mbyllura edhe pas 23 marsit'/ Rama: Sot merret vendimi zyrtar

TIRANË- Sot do të merret vendimi zyrtar që shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, përtej 23 marsit.

Nisur nga ndërgjegjësimi i ulët i qytetarëve për të qëndruar në shtëpi me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por referuar edhe ekspertëve të cilët thonë se Shqipëria nuk e ka arritur kulmin e kurbës e të infektuarve, pritet që shkolla të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Një gjë e tillë është paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në "Open".

Shkollat vijojnë të qëndrojnë të mbyllura që prej 10 marsit, të martën e kaluar. Me shumë gjasa, ato do rrinë të mbyllura të paktën deri në datën 3 prill. Përgjatë kësaj periudhe, mësimi do të vijojë që të bëhet online, por edhe nëpërmjet mësimeve të shpjeguar nga mësues nëpërmjet TVSH.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja