10 shkolla në Lushnjë dhe në Lezhë janë përfshirë në projektin shkollat e gjelbra përmes efiçencës së energjisë. Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi gjetjet e studimit Shkollat e gjelbra dhe përdorimi efektiv i energjisë, ndërsa ministrja Lindita Nikolla veçoi se ky projekt ka dhënë rezultatet befasuese, që kanë të bëjnë me ulje të humbjeve të energjisë si pasojë e termoizolimit, kursimi i energjisë si pasojë e ndriçimit eficent, përdorimi i paneleve diellore etj.
“Ne jemi të gatshëm të shkojmë edhe më tej duke projektuar një vizion të ri për shkollat, për t’ju dhënë fëmijëve tanë mundësi të mësojnë në shkolla të shek. XXI, shkolla të gjelbra që përdorin me efiçens energjinë dhe që krijojnë një mjedis të shëndetshëm e modern për nxënësin. Kjo do të realizohet duke mundësuar ndërtimin e shkollave të reja të gjelbra që përdorin me efiçens energjinë, apo rikonstruksionin për t’i shndërruar në të tilla shkollat ekzistuese. Kjo ishte arsyeja që ne kërkuam një studim prestigjioz në nivel makro”, u shpeh Nikolla.
Ndërsa e cilësoi këtë projekt si drejtimin e duhur për manaxhimin e anës financiare për shkollat në vend, kryeministri Edi Rama lançoi projektin e ri të Qeverisë për 1000 klasa të gjelbra të cilat do të përmirësojnë e infrastrukturës arsimore sidomos në rajonin Tiranë-Durrës dhe në Kukës.
Projekti pilot për eficencën e energjisë u realizua nga Universiteti Shtetëror i Arizonës në shba në bazë të të cilit Shqipëria ka mundësi të mira për të transformuar sistemin arsimor, përmes përdorimit të teknologjive “të gjelbra” bashkëkohore. P ky projket u implementua në 10 shkolla të vendit, në rrethin e Lushnjes dhe qarkun e Lezhës, në periudhën 22 korrik 2014-22 janar 2015, dhe kap nje vlerë totale, 1.6 milion Euro.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO