Shkollat, jo mësim të shtunave
zëvendësimi i orëve ditët e javës

Shkollat, jo mësim të shtunave<br />zëvendësimi i orëve ditët e javës
Ministria e Arsimit ka sqaruar formulën sesi do zëvendësohen orët e humbura nga shkollat për shkak të gripit dhe të ftohtit arktik. 

Drejtorja për Arsimin parauniversitar në MAS, Zamira Gjini u shpreh se zëvendësimi i orëve të humbura do të nisë në muajin mars. 

Ajo sqaroi se orët do të zëvendësohen gjatë javës, duke përjashtuar zhvillimin e mësimit të shtunave, edhe pse kjo mbetet opsionale për gjimnazet.

"Çdo shkollë ka të drejtën e vendimmarrjes në hartimin e kalendarit dhe monitorimin e realizimit të tij. Zëvendësimi i orëve mësimore gjatë javës, jo të shtunave", u shpreh Gjini. 

Shkollat pritet të rinisin rregullimisht mësimin të hënën e ardhshme, 16 janar.

Sipas Ministrisë së Arsimit, situata gripale dhe i ftohti janë në kontroll dhe nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, çka do të thotë se më në fund mësimi do të rinisë për të gjitha shkollat në vend, përfshirë edhe Universitetet. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë