Shkollat për shëndetin: Ftojmë të gjithë fëmijët në Konkursin Digjital Kombëtar

Shkollat për shëndetin: Ftojmë të gjithë fëmijët në Konkursin Digjital Kombëtar

Shkollat për Shëndetin, është një një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)  i implementuar nga Save the Children, që nga  Nëntori i vitit  2021. Projekti shtrihet në të gjitha shkollat e Shqipërisë, duke përfshirë këtu fëmijët, mësuesit, personelin ndihmës, autoritetet shkollore, prindërit e fëmijëve, si dhe të gjithë komunitetet. Ai synon promovimin e sjelljeve të shëndetshme tek fëmijët dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme të fëmijëve për të parandaluar sjelljet e rrezikshme lidhur me sëmundjet jo të transmetueshme dhe për t’u përballur me emergjencat mjekësore.

Tashmë që shkolla ka përfunduar dhe nxënesit po shijojnë pushimet verore , Projekti “Shkollat për Shëndetin, ka menduar të organizoje përgjatë muajit Korrik dhe Gusht nje cikël Konkursesh Digjitale Kombëtare për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare në Shqipëri. Ky është viti i dytë i organizimit të këtij aktiviteti dixhital, i cili po hyn në rrugën e traditës duke synuar krijimin e sjelljeve të shëndtëshme tek femijet .Këto konkurse ndihmojnë këtë grup moshë  për tu argëtuar e kaluar kohën e pushimeve  në mënyrë cilësore por edhe për të thelluar njohuritë në fushën e shëndetit e mirëqenies.

“Aplikacionet digjitale mund të jenë mjete efektive për forcimin e programeve të edukimit shëndetësor në shkollë, pasi ato mund të ofrojnë informacion të vlefshëm shëndetësor për fëmijët përmes videove interaktive, kuizeve dhe lojërave” -ky është edhe rezultati i dy studimeve te realizuara në1500 nxenes të shkollave të Shqipërisë ,  (≈54% vajza) të moshës 12–15 vjeç ne vitin 2022. Studiuesit  dëshmuan   një rritje të konsiderueshme në prevalencën e të gjitha praktikave të sjelljes së shëndetshme të matura: ~ 9% për konsumin e mëngjesit dhe/ose mbrojtja e mjedisit, 12% për larjen e dhëmbëve, 14% për larjen e duarve, 15% për kohën e lirë ushtrime fizike dhe 24% për konsum të frutave dhe perimeve.

Projekti Shkollat për Shëndetin është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i implementuar nga Save the Children.

Konkurset Digjitale Kombëtare do të zhvillohen në datat e mëposhtme, përgjatë orarit 08:00- 20:00
- 18 Korrik 2024 - Konkursi Digjital “Ushqyerja e Shëndetshme”
- 25 Korrik 2024 - Konkursi Digjital “Qëndro Aktiv”
- 01 Gusht 2024 - Konkursi Digjital “Praktikave të mira Higjenike”
- 08 Gusht 2024 - Konkursi Digjital “Jo Sheqerit”
- 15 Gusht 2024 - Konkursi Digjital “Menaxhimi i Mbetjeve dhe Higjiena Kibernetike”
- 22 Gusht 2024 - Konkursi Digjital “Shëndeti Mendor”

 Linku i pyetësorit mund të aksesohet në aplikacionet përkatëse ose në rrjetet sociale të Projektit

Për t'u përgatitur për këto konkurse mund të shkarkohen aplikacionet në platformat Google Play dhe App Store (Shkarko aplikacionet – Shkollat per Shendetin) ose mund të vizitoni websitet në link-et më poshtë:

Ushqehu Shëndetshëm
https://ushqehushendetshem.shkollatpershendetin.al/

Qendro Aktiv
https://qendroaktiv.shkollatpershendetin.al/

Higjiena
https://covid.shkollatpershendetin.al/

Jo Sheqerit
\
https://josheqerit.shkollatpershendetin.al/

Portali i Njohurive
https://portalinjohurive.shkollatpershendetin.al/

Në fund të secilit konkurs do të shpallen nxënësit dhe shkollat fituese.

Të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë më shumë se 90% të përgjigjeve të sakta do të pajisen me certifikatë.

Konkurset digjitale kombëtare do të finalizohen me shpalljen e shkollave me numrin me të madh të pjesëmarrjes dhe shkollave me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara.

Çmimet do t’u jepen nxënësve dhe shkollave përkatëse në fillim të vitit akademik 2024-2025.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës