Tirana Bank edukon për një të ardhme më të gjelbër

Tirana Bank edukon për një të ardhme më të gjelbër

Aktivteti i Tirana Bank dhe Save the Children

Tirana Bank dhe Fondacioni Mane kanë bashkëpunuar me organizatën ndërkombëtare “Save the Children Albania” për edukimin e të rinjve në mbrojtje të mjedisit. Projekti 12-mujor “Shkollat ekologjike”, i cili ka nisur në shkollën “Rilindja” në Vlorë, synon të frymëzojë dhe ndërgjegjësojë brezin e ri për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe ekologjike.

Gjatë prezantimit të projektit, nxënësit e Klubit Ekologjik, mësuesit, drejtuesit e shkollës dhe përfaqësuesit e institucioneve partnere u njohën me qëllimet dhe aktivitetet kryesore të kësaj nisme. Drejtoresha e Tirana Bank për degën e Vlorës, Klodjana Aliraj, theksoi rëndësinë e investimit në edukim për të fuqizuar komunitetet dhe foli për vëmendjen që banka tregon ndaj mjedisit. Ndërsa Anila Meço, drejtuesja e Save the Children në Shqipëri, shtoi se ky projekt i angazhon fëmijët në veprime konkrete për mbrojtjen e natyrës dhe njëkohësisht i jep mundësi edhe qytetarëve të bëhen pjesë. Fëmijët e Klubit Ekologjik mësuan përdorimin praktik të pajisjeve për matjen e cilësisë së ajrit. Ata kuptuan rëndësinë e këtyre matjeve dhe ndikimin që treguesit e matjeve kanë në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Projekti synon të krijojë një brez të ndërgjegjshëm dhe të angazhuar jo vetëm në shkollë, por edhe në çështjet me interes të përbashkët, duke ndikuar pozitivisht te prindërit, mësuesit dhe mbarë komuniteti.

S.G/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025