TIRANE- Nxënësit që studiojnë për ekonomi, informatikë dhe elektronikë do të kenë mundsinë të kryejnë praktikat në banka pranë qyteteve ku studiojnë. Kjo falë nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për praktikat profesionale të nxënësve të shkollave të mesme profesionale të drejtimeve ekonomike, informatikë dhe elektronikë. Qëllimi i këtij Memorandumi është vendosja e formave të bashkëpunimit që konsistojnë në aktivitete të përbashkëta, për realizimin e praktikave dhe zhvillimin profesional të nxënësve të arsimit profesional. Memorandumi i nënshkruar synon mbështetje të nxënësve që ndjekin institucionet e arsimit profesional publik, për kryerjen e praktikave profesionale.
Krijimi i lidhjeve ndërmjet institucioneve të arsimit profesional publik dhe bankave anëtare të Shoqatës Shqiptare të Bankave nëpërmjet praktikave profesionale synon t’u japë nxënësve mundësinë që të zbatojnë njohuritë e tyre në një mjedis të vërtetë pune. Fillimisht, janë identifikuar profesionet ku mund të shtrihet ky bashkëpunim dhe konkretisht do të zbatohet jo vetëm me shkollat ku ofrohet drejtimi ekonomik, por edhe tek ato ku zhvillohen drejtimet informatikë dhe elektronikë. Ky bashkëpunim mund të jetë potencialisht i mundur në zonat e mëdha dhe me zhvillim ekonomik si; Elbasan, Kukës, Shkodër, Korçë, Berat Vlorë dhe Gjirokastër, me Bankat anëtare të shoqatës në qendër ose me filialet e tyre në rrethe. Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj dhe Kryetari i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, z. Seyhan Pencabligil
Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com