TIRANE- Në shtatorin e këtij viti në kryeqytet nuk pritet të ketë hapje të një gjimnazi të përgjithshëm, por zgjerim të shkollave profesionale të cilat do të vijnë me një sërë degësh të reja. Ky fakt është pohuar nga vetë Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i cili duke komentuar tregun e punës, që tashmë është i mbushur me juristë dhe ekonomistë ka theksuar se shkollat profesionale do të kenë degë të reja për të cilat ka nevojë vendi sot. “Në shtator nuk do të kemi hapje të një gjimnazi të përgjithshëm, por çeljen e shkollave profesionale të cilat do të jenë degë të reja.
Këto degë do të jenë ato që tregu sot ka nevojë siç është IT-ja, modë (fashion), inxhinieritë e naftës dhe të minierave, si dhe bujqësia. Këto janë realisht ato degë për të cilat ka nevojë tregu, pasi inxhinieri i naftës më i ri në vendin tonë është në moshën 65 vjeçare, kurse ai i minierave është në moshën 67 vjeçare”, ka pohuar Veliaj. Ndërkohë kjo gjë është parashikuar edhe në Platformën Promovuese të Arsimit Profesional. “Përshtatshmëria me tregun e punës, fleksibiliteti me ndryshimet e reja që ndodhin në ekonominë e vendit është një nga faktorët themelor për përmirësimin e atraktivitetit dhe cilësinë e shkollave të arsimit profesional. Këto kushte krijohen kur ofruesit e këtij arsimi dhe bizneset, shoqëritë, kompanitë bashkëpunojnë në mënyrë efektive me njëri-tjetrin. Për më tepër, profesione të reja që janë tërheqëse për të rinjtë mund të arrihen nëpërmjet kualifikimeve në fusha të tilla si; Multimedia, Moda, Mekatronik, TIK etj”, thuhet në platformë.
Ndërkohë sa i përket, nxënësve të cilët do të regjistrohen në këto shkolla do të ketë politika të tilla që të rritet numri i femrave të cilat do të studiojnë në këto zanate. Një shembull i tillë mund të demonstrohet shumë mirë tek IT-ja, pasi aty nuk ka vetëm mirëmbajtje aparaturash, por ka dizajne, ka mirëmbajtje rrjeti, hartimi i një faqeje. Por në programin e qeverisë është parashikuar edhe futja e Maturës +2, e cila parashikon kurse profesionale 2 vjeçare që mund të ndiqen pas përfundimit të gjimnazit.
“Janë module të matshme; po të duash i merr, i mbart dhe i vazhdon më vonë, por nuk ka pse gjithmonë të ndiqet universiteti. Gjithmonë janë profesionale dhe profesionalja ka kyçin, që gjysma është praktikë, pra ti je prezent në vendin e punës”, thuhet në programin e qeverisë. Por a mundet që një nxënës, i cili ka mbaruar arsimin profesional të ndjekë të drejtën e studimit në universitete? Sipas platformës të miratuar tashmë, thuhet se çdo nxënës i arsimit profesional mund të regjistrohet në secilën degë që dëshiron në Universitet.
Sistemi i krijon mundësi për tu futur në maturën shtetërore profesionale dhe lejon çdo nxënës të vazhdojë në degë të tjera si në nivelin Bachelor në Universitet, në përfundim të të cilit mund të kalojë në nivelin e dytë Master të Arsimit të Lartë. Kështu, arsimi profesional jep shanse të barabarta për të gjithë, njëlloj si nxënësit që mbarojnë gjimnazin dhe matura shtetërore është e vlefshme për të gjithë, prandaj edhe shanset për të shkuar në
Universitet janë të njëjta.
Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com