Shkollat si qendra komunitare, Veliaj: Yll palestra e shkollës 'Betim Muço'! Ju mirëpret për aktivitet fizik   

Shkollat si qendra komunitare, Veliaj: Yll palestra e shkollës 'Betim Muço'! Ju mirëpret për aktivitet fizik   

Palestra e shkollës 'Betim Muço', Tiranë

Shkollat e reja, me palestra dhe terrene sportive, janë kthyer edhe në qendra komunitare pas orëve të mësimit. Një prej tyre është dhe palestra e shkollës së re “Betim Muço” në Kombinat e cila shërben pas mësimit si Qendër Komunitare.

Përmes një postimi një rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje komunitetit të zonës që ta shfrytëzojnë atë për aktivitete fizike pas mësimit ose në fundjavë.

“Yll  palestra e shkollës “Betim Muço” - Qendër Komunitare. Ju mirëpret për aktivitet fizik!  Tirana Qyteti Europian i Sportit 2023”, shkruan Veliaj.

Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit të shkollave si qendra komunitare, duke shfrytëzuar mjediset sportive të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qytetit për sportistët e rinj.

Bashkia e Tiranës synon të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme, si dhe të evidentojë fëmijët që mund të kenë talente në sporte specifike, me fokus formimin e fëmijëve në aspektin fizik dhe mendor, si mjet për të luftuar sedentarizmin dhe shmangur çdo formë të shfaqjeve negative të kohës.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori