Për 4 të shtuna rresht, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve do të zhvillojnë mësim, për të zëvendësuar ditët e humbura në fillim në nisjes së procesi mësimor në janar 2021.
Në fillim të janarit 2021 Ministria e Arsimit vendosi 4 ditë pushim për shkak të kushteve ekstreme të motit, që të kombinuara edhe me situatën e pandemisë, u pa e arsyeshme që nxënësit të qëndronin në shtëpi.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit, me rikthimin në klasa të gjithë sistemin parauniversitar, vendosi që këto 4 ditë të zëvendësohen ditën e shtuna për 4 javë resht.
Më 29 prill Komiteti Teknik vendosi që të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në vend t'i rikthehen normalitetit dhe mësimit në bankat e shkollës, pas ndërprerjes për shkak të COVID-19.