Shkon në 11 numri i viktimave nga përmbytjet në Itali! Vijojnë kërkimet për 2 të zhdukurit

Shirat shkatërrues dhe përmbytjet kanë shkaktuar 11 viktima në rajonin e Ankonës ndërkohë që ende nuk janë gjetur dy personat e shpallur të zhdukur. Në disa zona të filmuara nga lart me dron shfaqet shkatërrimi i qyteteve në provincën e Ankonës të prekur nga përmbytjet dhe pasojat me dëme materiale që moti i keq ka kënë pas.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nga kërkimet gjatë natës nuk kanë arritur që të gjejnë trupin e një 8-vjeçareje dhe një gruaje 56 vjeçe që ndodheshin së bashku në makinë. Kërkimet janë përqendruar në zonën Contrada Coste, në Komunën e Barbarës dhe shtrihet në të gjithë zonën e prekur nga përmbytjet. Dhjetëra ekipe zjarrfikëse janë vendosur në dispozicion që mbrëmja e së enjtes në kërkim të të zhdukurve.

Probleme ka pasur edhe në Lombardi, Emilia Romagna dhe Abruzzo, ku ekipet e shpëtimit po ndihmojnë personat e zhvendosur pasi shtëpitë u janë bërë të pabanueshme për shkak të ujit dhe baltës. Zona të tëra të Anconës janë pa energji elektrike, ndërsa stuhitë goditën edhe Umbrian fqinje. Rreth 400 milimetra shi ranë brenda dy orësh, sasi kjo që regjistrohet normalisht në në një periudhë prej 6 muajsh në këtë zonë.

Tragjedia më e madhe ishte brenda një familje italiane ku trupi i një 17-vjeçareje u gjet disa kilometra larg vendit ku u tërhoq zvarrë nga forca e ujit. Kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio, ka firmosur urdhëresën që presidenti i Rajonit Marche, Francesco Acquaroli, komisionerët dhe delegatët e komunave të hartojnë masa emergjente për të shmangur ndonjë tragjedi tjetër si dhe të garantojnë ndihmë për popullsisë.

Acquaroli i ka kërkuar qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa qeveria të japë ndihmë urgjente prej 5 milionë eurosh. Përreth qytetit Barbara i cili është ndër më të shkatërruarit nga vërshimit i ujërave duket qartë ajo se çfarë ka lënë pas moti i keq dhe stuhia e fortë. Fryrja e lumit Misa nga reshjet e pandalshme të shiut solli edhe shkatërrimin e një ure duke pushtuar toka dhe zonat e banuara. Një makinë gri, e mbërthyer në mes të askundit, e ngjitur pas një peme, është simboli i forcës së ashpër të përmbytjes së zonës nga lumi.

Lumi Misa që përshkon këtë pjesë të Ankonës kërcënon gjithmonë më përmbytje Marchen, ku përgjatë 16 viteve janë regjistruar 3 të tilla. Nuk ka patur një ndërhyrje rrënjësore për të bërë të mundur vendosjen e argjinaturave mbrojtëse edhe pse janë hapur shpesh kantiere ndërtimi për të reduktuar rrezikun që sjell vërshimi i ujërave nga fryrja e lumit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë