Shkon në 23 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, zgjerohet harta e qyteteve të prekura (VIDEO)

TIRANË- Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 23 numrin e të prekurve në Shqipëri në total. Nga këto 8 raste të reja, 2 prej të infektuarve kanë pasur kontakt me viktimën e parë të regjistruar me koronavirus, 73-vjeçaren në Durrës, e për pasojë janë vetëizoluar në shtëpi. Bëhet fjalë për dy gratë të cilët kanë qëndruar në një dhomë për 4 ditë me 73-vjeçaren, informacion ky i raportuar për Report Tv nga djali i një prej zonjave

Një lajm i mirë, mes kësaj situate të vështirë që po përjeton vendi ynë, është se asnjë mjek apo infermierë nga spitali i Durrësit nuk është prekur nga koronavirusi. 

Ministria e shëndetësisë bën me dije se është zgjeruar edhe harta e qyteteve të prekura më koronavirus në Shqipëri. Pas Tiranës dhe Durrësit, janë regjistruar raste edhe në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë, të gjitha këto me histori udhëtimi në Itali. Kështu, në një informacion të përgjithshëm mbi gjendjen shëndetësore dhe vendndodhjen e të infektuarve, raportohet se 5 prej personave të prekur ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë, më konkretisht tre të infektuar nga pacienti 'zero'; një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, të dy me histori udhëtimi me Italinë. Fatmirësisht, referuar burimeve zyrtare, gjendja e tyre shëndetësore deri në këto momente është e stabilizuar.

Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta, njofton ministria e shëndetësisë e ndërsa në vetëkarantimin (TË DYSHUAR me koronavirus) janë gjithsej 134.  

Harta e qyteteve të prekura
Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njëri prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”. Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta. Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve. Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.

1584013134_hartakoronashqiperi.jpg

Harta me zonat ku janë konstatuar të prekur me Koronavirus në Shqipëri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
Mamurras/ Një e moshuar ndërron jetë pasi shkon në spital me shenja gripale, i bëhet analiza e koronavirusit

Një e moshuar 72-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në qendrën shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin. E moshuari me origjinë nga Mamurrasi ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore me shenja gripale dhe ka ndërruar jetë. Pritet përgjigjja e analizave, pasi ka dyshime për koronavirus, thanë bluzat e bardha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korona: 12/03/2020 20:55

    Gjendja eshte shume e rende, bluzat e bardha jane ne gadishmeri maksimale duke lene pas cdo detyrim familjar,fundja ky eshte profesioni i tyre,por nje gje e pazakonte,e dini o popull se shume ata punonjes mjekesor jashte spitaleve rrine tere diten pa ngrene se nuk kane kohe te marrin fryme? O zot sa do rezistojne keta njerez, kush do kujdeset per ta ,qofte tu japin edhe nje vakt nga catering, nuk ishte shpenzim i madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus

Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus