Viktima e parë me koronavirus një 73-vjeçare nga Durrësi! Vuante nga zemra...Hetohet skeda e kontakteve, asnjë nga mjekët nuk është infektuar

Viktima e parë me koronavirus një 73-vjeçare nga Durrësi! Vuante nga zemra...Hetohet skeda e kontakteve, asnjë nga mjekët nuk është infektuar

73 vjeçarja në momentin që kthehet në spitalin e Durrësit sapo ishte nisur për Tiranë

DURRËS - Ka ndërruar jetë në reanimacion në spitalin e Durrësit, 73-vjeçarja e prekur nga koronavirusi duke shënuar viktimën e parë në Shqipëri nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë tha zyrtarisht se pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ndërroi jetë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. Ajo vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass dhe prej disa vitesh ishte nën survejimin e mjekëve.

Gruaja e moshuar 73-vjeçare, mbrëmjen e djeshme u dërgua nga infektivi i Durrësit në reanimacion. Gjendja e saj shëndetësorë u përkeqësua prej mbrëmjes së djeshme, aq sa e moshuara nuk mundi të përballojë as transportimin me autoambulancë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.  Report Tv transmetoi pamjet ekskluzive teksa mjekët me veshje mbrojtëse e futën gruan në ambulancë dhe vetëm pak minuta më pas e zbritën duke e rikthyer sërish në reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Mësohet se të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mjekësor që u kujdesën për zonjën në fjalë para se të identifikohej me koronavirus, dhe kanë asistuar pa masa të mbrojtjes personale, iu nënshtruan testit për koronavirusin, dhe tamponët u dërguan në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik dhe priten përgjigjet. Ata janë vendosur në vetëkarantinë. Ndërkohë që mjekët që i shërbyen 73-vjeçares pas identifikimit të COVID-19 është pothuajse zero mundësia të jenë prekur pasi kanë qëne me veshje izoluese.

Sakaq, në spitalin Infektiv të Tiranës në QSUT ndodhen babë e bir, dy të infektuarit e parë, 28 dhe 54 vjeç, dhe një 31 vjeçar që nuk kishte pasur kontakt me ta por që ishte kthyer pak ditë më parë nga Milano pas një vizite 1 ditore.  Dy raste të reja u identifikuan gjatë 24 orëve me koronavirus, një person që ka pasur kontakt me pacientin zero dhe një 78-vjeçar nga Lushnja, të cilët ndodhen në vetëkarantinë nën mbikëqyrjen mjekësore. Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, thanë autoritetet shëndetësore. Ndërkaq, edhe 8 të të infektuarit e tjerë, familjarë të babë e bir të cilët ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Vdekja e së moshuarës nga koronavirusi, asnjë nga mjekët në Durrës nuk është infektuar, priten analizat për familjarët

Asnjë nga personeli shëndetësor në spitalin e Durrësit nuk është infektuar nga 73-vjeçarja që ndërroi jetë sot nga koronavirusi. Rezultatet e mbërritura nga Tirana kanë rezultuar negative. Lajmin e konfirmoi edhe kryeministri Edi Rama."Informacionet e pakonfirmuara janë të qëllimta pasi sikur e thamë kemi epidemi dhe infodemi. Përballja me një armik të padukshëm nuk ka politikë, nuk ka propagantë si në ditët e zakonshme. Po jap një lajm të mirë sikur ishte ajo e shëndetit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit, ku propaganda e qëllimshme krijoi jo pak tension tek njerëzit" tha ai.

Përsa i përket familjarëve dhe pacientëve të tjera që kanë pasur kontakt me të moshuarën, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se "Një lajm i mirë, siç ishte ajo e shëndetit të mjekësve në Durrës, pasi propaganda e qëllimshme krijoi panik te njerëzit. Një lajm i mirë në fakt, sepse propaganda vijon të jap lajme të rreme e të nxisë panik. Në kampionin e parë të testimeve që ne kemi bërë të personeli dua të them se ato janë të gjitha negative. Ata kanë punuar me të gjitha masat e nevojshme. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave. Për pacientët dhe familjarët analiza është në proces".

Ora 14:57
Rakacolli: Po hetojmë kontaktet e 73-vjeçares me koronavirus, kemi skedën dhe po i kontaktojmë të gjithë (VIDEO)

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se pas rezultatit pozitiv të analizës së koronavirusit, të gjithë mjekët që kanë asistuar gruan 73-vjeçare kanë qenë të veshur me mjetet e mbrojtjes personale dhe se është thuajse zero mundësia që ata të jenë infektuar.

Por duke qenë se gruaja e deklaroi me vonesë që kishte qenë në Itali, mjekët e tjerë të spitalit të Durrësit që kanë pasur kontakt me pacienten e shtruar, janë vetëkarantinuar në shtëpi, dhe të gjithëve u janë marrë tamponët për të bërë analizën, përgjigjet e të cilëve ende nuk kanë dalë.

Mira Rakacolli tha se ka nisur një hetim për të identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me gruan e infektuar me koronavirus, të cilët janë duke u kontaktuar, por është një proces i gjatë derisa të zbulohen të gjithë. Atyre u këshillohet vetëkarantinimi dhe u merren mostrat për të bërë analizat. Zv.ministrja tha se gruaja 73 -vjeçare para se të identifikohej me koronavirus, ka qenë e vetme në dhomë, pra pa pacientë të tjerë.

"Mjekët që i kanë asistuar të sëmurës që në momentin që është dhënë diagnoza e koronavirusiit kanë qenë të gjithë të veshur me mjetet e mbrojtjes personale. Mundësia e infektimit të tyre është pothuajse zero.

Mjekët që kanë pasur kontakte më parë, u është marrë analiza, pritet përgjigjja, dhe deri në këtë moment janë të vetëkarantinuar.

Është bërë hetim epidemiologjik i detajuar, jo vetëm nga të Durrësit edhe nga ata të ISHP, për fat të mirë pacientja ka qenë në dhomë vetëm. Të gjithë personat sipas skedës së hetimit epidemiologjik janë të gjithë dukë u kontaktuar. Dhe ky është një proces, nuk bëhet në moment", tha zv.ministrja në konferencën për mediat.

Ora 14:49
Ministria e Shëndetësisë jep detaje lidhur me viktimën e parë në Durrës me koronavirus (VIDEO)

Në një dalje për mediat, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje lidhur viktimën, që humbu jetën në spitalin e Durrësit nga koronavirusi.

"Të shpreh ngushëllimet e së ndjerës. Nuk mundi të mbijetojë si pasojë e komplikaconeve nga sëmundjet që vuante prej vitesh, kishte çregullime të ritmit të zemrës, sëmundje kronike të mushkrive, kishte patologji të teroideve dhe kishte kryer bypass kardiak. Ishte në grupin e sëmundje, që ku preken janë ata që cedojnë më shpejt. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, nuk mundi të mbijetojë. Është trajtuar në mënyrë të izoluar në spitalin e Durrësit. Është kërkuar paradite transferimi në Tiranë, kur po merreshin masat të transferohej gjendja e saj u përkeqësua. Ky virus prek kryesisht moshat e mëdha dhe ato që vuajnë nga sëmundjet kronike. U bëjmë thirrje edhe një herë qytetarëve që të bashkëpunojnë me stafet mjekëosr.e Kush ka një histori udhëtimi të vetëkarantinohet, t'i kufizojmë lëvizjet sa më shumë të jetë e mundur", tha ajo.

Ora 13:27
73-vjeçarja me koronavirus qëndroi në dhomë me paciente të tjerë, dyshohet të jenë infektuar dhe 9 persona të tjerë (VIDEO)

Gazetari Artur Korriku raportoi se nga 73-vjeçarja e shtruar në spital që ndërroi jetë sot, dyshohet të jenë infektuar me koronavirus edhe 9 persona të tjerë.  

Disa ditë më parë 73-vjeçarja ka shkuar për t'u vizituar tek Sanatoriumi në Tiranë, pasi ka qenë e sëmurë me probleme të tjera kardiovaskulare. Tek Sanatoriumi në Tiranë ka marrë përgjigje që nuk është për t'u ndjekur tek ta, dhe ndërhyrjet koronare nuk i ka pasur të mundshme t'i përballojë, dhe më tej ka shkuar për kurim në Itali. Ajo ka shkuar në Bologna, dhe që të mos karantinohej është kthyer pas me bashkëshortin e saj. Me t'u kthyer është shtruar sërish në spitalin e Durrësit, por pa rrëfyer që ka qenë në Itali. Me kryrjen e analizave, ajo katreguar që ka qenë në Itali, çka detyroi mjekët të bëjnë analizën e koronavirusit, prej nga rezultoi pozitive me koronavirus. Por gjatë qëndrimit në spitalin e Durrësit në patologji ditët e para, 73-vjeçarja ka qëndruar në një dhomë me dy gra të tjera që nuk kishin lidhje me infektimin nga koronavirusi pasi vuanin nga sëmundje të tjera. Dy grave u shërbenin edhe nga tre persona të afërm, duke e çuar në 9 numrin e personave të rrezikuar nga koronavirusi. Grave të shtruara i janë marrë tamponët për të bërë analizën e koronavirusit. Njëra prej grave është vetëkarantinuar në shtëpi bashkë me djalin dhe nipin që i vinte për vizitë. Ndërkohë që gruaja tjetër bashkë me familjen është transportuar në Tiranë në spitalin infektiv në ISHP për të bërë analizat.

Ora 13:13
Vdes 73-vjeçarja me koronavirus, vendoset shiriti i sigurisë në spitalin e Durrësit (VIDEO)

Pas vdekjes në reanimacion të 73-vjeçares të prekur me koronavirus, është vendosur shiriti i sigurisë në hyrje të urgjencës së Spitalit të Durrësit.

Ora 12:50
Shënohet viktima e parë me koronavirus në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: 73-vjeçarja vuante dhe nga sëmundje të tjera

Shënohet viktima e parë me koronavirus në Shqipëri. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësi, të cilët njoftojnë se 73-vjeçarja në Durrës vuante dhe nga sëmundje të tjera

"Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass", njofton MSH. 

Ora 12:04
Diçka shkon keq! Mjekët nxjerrin nga ambulanca dhe rikthejnë në spitalin e Durrësit 73-vjeçaren me koronavirus (VIDEO)

Në mënyrë krejt të papritur, pasi mjekët e izoluar me veshje mbrojtëse, e futën në autoambulancë për ta çuar në Tiranë 73-vjeçaren e prekur nga koronavirusi, e kanë nxjerrë menjëherë nga ambulanca dhe e kanë rikthyer sërish brenda ambienteve të spitalit të Durrësit. Nuk dihet ende pse autoambulanca nuk u nis dhe pse pas disa minutash gruaja e moshuar u nxorr për t'u futur sërish në ambientet e spitalit të Durrësit.

Sipas informacioneve, 73-vjeçarja është rikthyer sërish në reanimacion se nuk është në gjendje që të përballojë transportimin.

Ora 12:00
Koronavirusi/ Përkeqësohet gjendja, transportohet me ambulancë drejt Tirans 73-vjeçarja nga Durrësi (VIDEO)

Është transportuar për në Tiranë gruaja 73-vjeçare e prekur nga koronavirusi në qytetin e Durrësit, që kishte historik udhëtimi me Italinë. Gjendja e saj është përkeqësuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa ditën e sotme në këtë pamje që sjell Report Tv, shihet teksa ajo është transportuar me ambulancë në drejtim të Spitalit Infektiv në QSUT, që tashmë është kthyer karantinë për të prekurit. 

Gruaja ditën e sotme ishte zhvendosur në reanimacion në Spitalin e Durrësit. 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 11/03/2020 17:36

    Ne fillim me erdhi keq per kete plaken, por tani aspak! Kushedi sa njerez ka infektuar me injorancen e saj dhe me neglizhencen e personelit te spitalit. Edhe te afermit e saj qekan plehra qe nuk kane treguar qe ka qene ne Itali. Spitali ben te njejten gafe qe bene ne Lodi, e mbajten pacientin ne kontakt me personelin spitalor dhe me te semure te tjere. Nuk e uroj por gjasat jane qe Durresi te behet qendra e epidemise ne Shqiperi me kete gomarllek si nga ana e pacientes ashtu edhe nga spitali.

    Përgjigju
  • Tosi: 11/03/2020 17:08

    Te arrestohet mjeku qe pranoi kete paciente dhe nuk mori infirmacion nga policia se a ka udhetuar jashte, se per fajin e tij rrezikohet jeta s 30 mjekeve te tjere . Turp i madh ne Durres, drejtori te shkarkohet menjehere, me cfare meren 12 veta ne recepsion, nuk duhet ta dine kete udhetim te pacientes qqe zbulohet me nje telefonate tek policia portuale ose e Rinasit

    Përgjigju
    • Eri: 11/03/2020 17:53

      O Tosi lexoje deri ne fund artikullin.Plaka ka qene paciente tek ai spital sepse ishte me semundje kronike.Prandaj nuk dyshuan mjeket.Deri pardje qe insistuan mjeket tregoji qe ka qene ne Itali.Ngushellime familjes.Por ata qe kane histori udhetimi ne keto shtete duhet te bashkepunojne me mjeket jo te bejne cubat.

  • Tosi: 11/03/2020 16:58

    Te arestohet menjehere shefi i pranimit ne spital per neglizhence totale

    Përgjigju
    • Selimi: 12/03/2020 08:18

      O Toso duhet te denoncohen njerezit e kesaj plakes, se è kane dite qe ka qene ne itali, por inioranca jone shkon per tej kufijeve njerezor

  • Raul: 11/03/2020 15:22

    Pse nuk pyeti spitali policine nese ka udhetuar jashte kjo pacientja qe ka tronditur gjithe spitalin, ka nje tufe njerzish qe rrine ne recepsion , me cfare merren kur nuk zbulojne dot nese pacienti vjen nga Italia. Duhet te shkarkohet menjehere drejtori i Spitalit per kete neglizhence qe ka rrezikuar jeten e 30 mjekeve ne Durres.

    Përgjigju
  • Bledi: 11/03/2020 14:25

    Ngushellime familjes, uroj qe mos te jene infektuar te tjere nga e ndjera

    Përgjigju
  • Leon: 11/03/2020 13:55

    Skandal kjo plaka qe vdiq pak infektu dynjane dhe nuk ka thenie se ka qete ne Itali,,hajde mendje hajde,,,duhet te ndalohet ceremonia mortore alla Shqiptarce se kjo ka infektu familjen, familjaret tu prit vizite do infekojn dynjane,,ne Itali dhe Kine jane te ndaluara funerale dhe dasmat

    Përgjigju
  • Koronamoterqimja: 11/03/2020 13:06

    Zot ndihmoji shqiptaret

    Përgjigju
  • Nga Mirdita Per Fred Kafshen: 11/03/2020 12:56

    Ne te gjithe boten qyteti eshte i puntorve ndersa fshati eshte i pasanikve . Por ti Fred ,komunist e racist i ndyre te mirpresim ne Mirdite se qenke 'bur'

    Përgjigju
    • kabul: 11/03/2020 13:26

      ku ja din emrin fredit ti more karafil

  • www.youngtribune.com: 11/03/2020 11:24

    Shqiptaret popull kokderr dhe injorant

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/03/2020 11:00

    Domosdo se fshatarët bab e bir pardje duhet të udhetonin për të takuar soj e sorollop. Pse nuk ndenjen atje ku ishine?

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 11/03/2020 13:04

      Keshtu eshte u kruajten tani suksese ne jete.

    • Kush je ?: 11/03/2020 12:32

      Cke me fshataret moj Kafshe e ndyre . Nuk merr mortja mut si puna jote , rri pa merak ! Racist i ndyre !

    • Gim: 11/03/2020 12:22

      Kane cu e kane marre ndonje mall, se ska kuptim te shkosh der ne firenze me makine nderkohe qe avjoni 100euro ben

  • koronati: 11/03/2020 10:59

    Jeni nje tufe me budallenj, tensioni i larte 14 me 7... hajde gazetare hajde, lum ne per ju

    Përgjigju
  • kaqol: 11/03/2020 10:37

    kaja bre catnon kaja cka bonet cashtu. mei bo thirrje tan specialist e shkenctar mlidhni forcat, 12 or pun, 8 or gium e 4 ore muzik.

    Përgjigju
  • Dr_: 11/03/2020 10:31

    Me këtë lloj vet karantinimi i bie që të i sëmuri i 100 mos te ngelet me personel shëndetësor për ti shërbyer të sëmurëve të tjerë ..

    Përgjigju
  • Ggg: 11/03/2020 09:13

    Ore jeni gazetare ju apo koqe kandari... po pse more trupeshk per nje 73 vjecare tensioni 14/7 eshte i larte e???? O budallenj gazetare pyesni ndonje mjek perpara se te thoni brockulla.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja