KOSOVË - Shënohet viktima e parë në Kosovë me koronavirus. Një 82-vjeçar nga komuna e Podujevës, është personi i parë që ndërron jetë në Kosovë, teksa ishte i prekur me COVID019. Ai u infektua nga djali i tij i ardhur nga Italia.
Lajmin e hidhur e dhanë vetë familjarët e të ndjerit, të cilët thanë se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm nga familja e ngushtë në respekt të masave që duhen marrë ndaj koronavirusit.
"E di që shumë familjarë, miq, dhe shokëve që ka pas baba për të marrë pjesë në varrim, po për shkak të situates së fundit e cila është perhapur edhe në Kosovë dhe ruajtjes së shëndetit tuaj, varrimi do të behët vetem nga ne familja e ngushtë”, thuhet ne njoftimin mortor.
Pas vdekjes së parë me koronavirus, Presidenti Hashim Thaçi tha se se institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme.
"Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!”, tha Thaçi. Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. Po ashtu, qeveria ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdorë secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat e higjienës personale.
Lajmi kryesor:
Në Kosovë e Maqedoni shënohen viktimat e para nga koronavirusi! Thaçi: Të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3131
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32