Sulmi në Gjermani/ 5 viktima, mes tyre dhe një foshnje! Policia: Dyshohet se autori ishte me probleme mendore, jo akt terrorist

Sulmi në Gjermani/ 5 viktima, mes tyre dhe një foshnje! Policia: Dyshohet se autori ishte me probleme mendore, jo akt terrorist

GJERMANI- Pesë njerëz, përfshirë një foshnjë nëntë muajshe, u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën të martën kur një makinë hyri me shpejtësi në një zonë pedonale në qytetin perëndimor të Gjermanisë Trier. Ministri i brendshëm i shtetit Rhineland-Palatinate, Roger Lewentz, tha se dy gra të moshës 25 dhe 73 vjeç dhe një burrë, 45 vjeç, të gjithë nga qyteti Trier, humbën jetën në incident. Një grua 52-vjeçare humbi jetën më vonë. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Dëshmitarët thanë se njerëzit bërtisnin në panik dhe disa ishte hedhur në ajër nga forca e goditjes kur makina hyri në zonën e pazarit.

“Kemi arrestuar një person dhe një automjet është sekuestruar”, tha policia, duke shtuar se një i dyshuar 51-vjeçar gjerman nga zona e qytetit Trier ishte ndaluar brenda pak minutave pas incidentit dhe po merrej në pyetje, njoftoi policia.

Prokurori Peter Fritzen më vonë tha në një konferencë për shtyp se i dyshuari kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkooli dhe autoritetet nuk po hetonin me supozimin se incidenti kishte ndonjë motiv të frymëzuar nga militantizmi islamik.

 Ndërkohë që kryebashkiaku i Trierit Wolfram Leibe tha: “Duket se bëhet fjalë për një të dyshuar me probleme mendore, por nuk duhet të japim gjykim të parakohshëm.”

Autoritetet thanë se një vlerësim më i plotë i shëndetit të tij mendor do të ishte i nevojshëm për të përcaktuar nëse personi mund të mbahej përgjegjës penalisht.

I dyshuari kishte kaluar netët e fundit në automjet dhe nuk dukej se kishte një adresë fikse, tha zëvendës shefi i policisë së Trierit Franz-Dieter Ankner. Ai e kishte huazuar automjetin, i cili ishte regjistruar në emër të dikujt tjetër.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja