Shkon në mbi 660 mijë numri i qytetarëve që kanë lënë Ukrainën, vendet ku po strehohen

Shkon në mbi 660 mijë numri i qytetarëve që kanë lënë Ukrainën, vendet ku po strehohen

Ka shkuar në mbi 660.000 mijë numri i qytetarëve të larguar nga Ukraina. Sipas OKB-së, kjo shifër do të vijojë të rritet dhe mund të shkojë në rreth 4 milionë.

Refugjatët po kalojnë kufijtë drejt vendeve fqinje në perëndim, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Moldavinë.

Polonia ka pranuar deri më tani mbi 377.000 refugjatë, sipas OKB-së. Qeveria polake thotë se nga 50.000 qytetarë po mbërrijnë çdo ditë. Hungaria dhe Rumania po japin ndihma në para për ushqim dhe veshje..

Republika Çeke ka aktivizuar një plan i cili do të ndihmojë refugjatët të aplikojnë për një lloj të veçantë vize përmes një procedure të thjeshtuar.

Polonia po përgatit gjithashtu një tren mjekësor për të transportuar ukrainasit e plagosur dhe ka hartuar një listë me 1230 spitale për t'i dërguar ata.

OKB-ja thotë se deri në orën 12:30 GMT më 1 mars:

Në Hungari kishin mbërritur 89.561 refugjatë ukrainas

Në Moldavi 56.064

Në Sllovaki 46.868

Në Rumani 38.461

Në Bjellorusi 329

51.797 njerëz kanë lëvizur nga këto vende në të tjera në Evropë.

Refugjatëve u thuhet se nuk kanë nevojë për dokumente për të hyrë në vendet fqinje, por preferohet të kenë pasaportat e tyre të udhëtimit, certifikatat e lindjes së fëmijëve që udhëtojnë me ta dhe dokumentacionin mjekësor.

Megjithatë, shumë njerëz kanë pritur deri në 60 orë për të kaluar në pikat kufitare në Poloni, në mot të ftohtë, në radhë deri në 15 km (10 milje). Ata që hyjnë në Rumani kanë pritur deri në 20 orë.

Shumë prej tyre nuk kanë mundur të hipin në trenat që i çojnë jashtë qyteteve të Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024