Një burrë kishte shkuar në stacionin e policisë për të debatuar diçka me ish-gruan e tij, por në një moment ai humbi kontrollin dhe nxori nga brezi thikën me të cilën deshi ta therte.
Për fat të mirë, ishte një polic që ndërhyri në kohë, dhe parandaloi masakrën në stacionin e policisë në juglindje të Kinës.
Ky burrë ishte ftuar që të zgjidhte një mosmarrëveshje me ish-gruan, megjithatë në një moment nxori thikën dhe tentoi ta godasë gruan.
Por, ishte polici Yu Qizhi parandaloi një vrasje duke ia larguar thikën nga dora për vetëm dy sekonda. Ai menjëherë është arrestuar për tentative vrasje.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në stacionin policor Qilihu në provincën kineze Jiujiang.