TIRANË- Rëndohet bilanci i viktimave me COVID-19 në Shqipëri! Ministrja e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë ditën e sotme një 85-vjeçare, duke e çuar në 34 numrin e personave që kanë humbur betejën me koronavirus. Referuar burimeve zyrtare, e moshuara e identifikuar H.K, vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, e cila prej disa ditën ishte në terapi intesive.
"Ndërron jetë në spitalin infektiv 85-vjeçarja me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19. 85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. 85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri", njofton Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri u raportuan 15 raste të reja, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Dy rastet pozitive në bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që të vijojnë të respektojnë rregullat.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1536
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor, 16:04
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor, 15:30
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor, 18:35
-
Vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës te vajzat, Koçiu: Janë aplikuar mbi 9,344 doza te moshat 13-20 vjeçe
23 Nëntor, 15:17
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor, 16:42
-
Importet e barnave nga India, Bangaldeshi e Kina me autorizim ministri, KLSH: Në 3 vite pa analiza fiziko-kimike
20 Nëntor, 07:44