­Një 59-vjeçar ka ndërrruar jetë në ambientet e policisë së Patosit pasi kishte shkuar për të bërë një denoncim për një grindje.


Viktima është Fatmir Muskaj, ndërsa sipas policisë i ka rënë infarkt. Pritet ekspertiza mjeko­ligjore dhe detaje të tjera për ngjarjen.

 
Nga ana tjetër familjarët ankohen se kanë disa orë që presin për të marrë trupin nga morgu, pasi mungon një mjek ligjor. “Na thonë që mungon mjeku ligjor në morg. Na thonë se mjeku ka shkuar në Vlorë”­, thonë familjarët.