Shkreli: Ja pse duhet restauruar
‘Pallati me kuba’ ose 'i Kadaresë’

Shkreli: Ja pse duhet restauruar<br />‘Pallati me kuba’ ose 'i Kadaresë’
Artan Shkreli këshilltari i kryeministrit Edi Rama ka postuar në Facebookun e tij një mesazh, ku tërheq vëmendjen për restaurimin e një pallati të vjetër në Tiranë që njihet nga banorët si “Pallati me kuba" ose “Pallati i Kadaresë”. 

pallati i kadarese
Shkreli e konsideron këtë ndërtesë të kohës së komunizmit si një objekt me rëndësi historike dhe arkitekturore. Ja çfarë shkruan më konkretisht Shkreli: “Me prishjen e nderteses se INSIG-ut, pallati "me kuba" ose pallati i Kadarese, sic e quanim ketu e 30 vjet te shkuara, i projektuar nga Maks Velo, ka mbetur si nje shkemb ne mes te patalogut. Por jo vetem per kete aresye ai pallat ka nevoje per nje restaurim serioz dhe qendrim te posaçem estetik''. 

''Pallati me kuba ngerthen ne vetvete aspiraten e arkitektures shqiptare per te qene ne nje hap me kohen dhe ne veçanti me perendimin; ngerthen perpjekjen tragjike te nje brezi arkitektesh si Velo, Faja, Kolevica etj. qe u percelluan nga kuqlima e dacibaove te revolucionit kulturor ne Shqiperine e viteve 70. Eshte historike, didaktike dhe urbane nevoja e nje restaurimi te tille”, argumenton ai.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Me shënime në bllok, Vangjel Tavo merr udhëzime nga Rama për projektet e reja për Himarën

FOTO/ Me shënime në bllok, Vangjel Tavo merr udhëzime nga Rama për projektet e reja për Himarën