Kompania austriake e sigurimeve “Vienna Insurance Group” ka zyrtarizuar shkrirjen e dy prej kompanive shqiptare të sigurimeve nën zotërimin e saj, “Sigma” dhe “Interalbanian”.
Drejtori i përgjithshëm i “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” do të jetë Qemal Disha, i cili deri tani ishte në krye të “Sigma”-s.
Kompania e dalë nga bashkimi do të menaxhohet nga një bord me katër drejtues. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit gusht, të marra së bashku, kompanitë “Sigma” dhe “Interalbanian” zinin rreth 18.2% të tregut sipas primeve të arkëtuara. Duke shtuar edhe pjesën e tregut të “Intersig”, kompani tjetër në pronësi të grupit vjenez, ky i fundit tashmë do të zotërojë më se 31% të sigurimeve në Shqipëri.
“Sigma” ishte themeluar 16 vite më pare, si kompania e parë private e sigurimeve në vend, ndërsa “Interalbanian” ka një përvojë mbi 10-vjeçare.
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com